TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Prill 2024, 17:23

Nga minierat e arit në Afrikë, te lidhjet me mafien dhe zhdukja e Belegut, si Dritan Prifti i nxori i pari “të palarat” Ilir Metës!

Shkruar nga Pamfleti
Nga minierat e arit në Afrikë, te lidhjet me mafien dhe zhdukja e
Meta dhe Prifti

Dritan Prifti, ishte i pari që tregoi se Meta ishte spiun, kishte miniera në Afrikë, ka prona në Evropë, si dhe ka vënë miliona përmes korrupsionit...

Ilir Meta duket se ka dalë nga shinat javët e fundit, teksa flitet se është në prag të arrestimit. Në këto 30 vite, ai është politikani më i përfolur për afera e skandale, por vetëm një peron guxoi e foli: Dritan Prifti.

Ai sot nuk jeton më, por duket se ka pasur të drejtë. Të gjitha ato që ka thënë ai për Ilir Metën kanë dalë, teksa ka dhe shumë gjëra më të rënda që nëse SPAK thellohet, mund të trondisin ish-presidentin.

Dritan Prifti ka qenë i pari që ka akuzuar Ilir Metën si spiun të Sigurimit. “Një spiun komunist që në universitet spiunonte shokët… U rekrutua nga pedagogu i tij N.K. Sali Berisha e ka dosjen e plotë të Ilir Metës, por e ka përdorur atë për interesat e tija… Do të njoftoj veprimtaritë e fshehta të Ilir Metës, brenda dhe jashtë vendit. Do t'i tregoj partnerët e tij me miniera ari, që nga Afrika deri tek pronat nëpër Europë…”, ka deklaruar Prifti në 2015.

Me anë të një deklarate për mediat në atë kohë, Dritan Prifti shprehej se mediat e censuronin këtë gjë, teksa shtoi se falë lidhjeve me Sigurimin, Meta arriti ndër vite të bëhet Kryeministër dhe Kryetar i Kuvendit të këtij vendi.

Por këto nuk janë akuzat e vetme. Dritan Prifti ishte i pari që akuzoi Metën për pasurinë e dyshimtë. Ndër të tjera Dritan Prifti shprehej se Ilir Meta është njeriu më i pasur në Ballkan. “Ka dekada që shton pasurinë në tre kontinente dhe askush nuk e heton, askush nuk e kontrollon pasurinë e tij. Ky njeri ka dekada që ushtron veprimtari anti-kombëtare dhe askush nuk e zbulon. Ashtu siç deklarova, këto ditë do të njoftoj partnerët tanë kryesor ndërkombëtar për veprimtaritë e fshehta të Ilir Metës brenda dhe jashtë vendit. Do t'i tregoj për partnerët e tij me miniera ari, që nga Afrika deri tek pronat nëpër Europë”, ka deklaruar Prifti.

Po ashtu ai ka folur për lidhje me mafien. “Do t'u tregoj dhe ca gjëra për të cilat partnerët tanë ndërkombëtar janë shumë të interesuar, për të kuptuar se si ky njeri ‘i korruptuar në mënyrë spektakolare’ siç shprehej një ambasador amerikan, i lidhur me mafian më të rrezikshme në Shqipëri, vazhdon mbijeton në politikë, vazhdon kontrollon me grusht mafiozi institucionet e këtij shteti”, ka thënë Prifti pasi publikoi videon e famshme 700 mijë euro të Ilir Metës.

Po ashtu ish-ministri treguar dhe batërdinë që bënte Meta në zyrat e ministrive kur ishte në koalicion me Berishën.

Isha drejtor KESH. 10 ditë u largova në Amerikë. Meta bëri 10 milionë dollarë energji për 10 ditë që unë u largova. U ktheva nga Amerika dhe e kundërshtova dhe kam pasur luftë të ashpër me të. Më ka thirrur në zyrë duke pritur për të shkuar në parlament, më ka thirrur në zyrë dhe më ka thënë: Na duhet të blejmë anëtarë të KPD të PS. Më tha, më duhen 500 mijë marka. I thashë se nuk kisha ku t’i gjeja. Merri borxh më tha”, ka thënë Prifti para se të ndërronte jetë.

Ai ka treguar detaje dhe nga afera 700 mijë euro për të cilën bisedohet në video. “Mund të sajojë çdo justifikim për 700 mijë euro që ofroi për të dhënë këtë koncesion. 7% dhe 700 mijë euro zotëri mi ofronte mua, sesa ishte pjesa e tij në para nuk e di, ai kishte 20% dhe i kishte vënë në emrin e Fatmir Merkaj, ose në emër të firmës së tij. Është person i mirë, më duket se ka qenë ish shofer i metës, shumë pallate në tiranë, Dhërmi më thonë se janë të Metës por nuk e di. 20% që ka tek kompania e vëllezërve Tolaj është i tij dhe i Ilirit, Ilir Meta e kishte pjesën e tij veç”, ka thënë ai.

Prifti ka folur dhe për zhdukjen e këshilltarit të tij, Eduard Belegu. Ky i fundit edhe sot nuk dihet ku është, ndërsa ka njerëz që akuzojnë Metën.

Meta më kërkonte të emëroja drejtorin aktual të bëjë këtë ndryshim dhe unë i thashë se është mirë të kemi konfirmim nga kryeministri, ai më tha se kryeministri është dakord. Një OK për një emërim, drejtor të përgjithshëm të KESH. Kontekstin e prokurorisë nuk e mbaj mend plotësisht mund të ketë qenë për Belegun. Bëhet fjalë për të tjerë, mund të ketë qenë Belegu, ku Meta më thoshte se ki kujdes se prokuroria mund të veprojë. Meta ma ka përmendur mikun tim disa herë, më ka kërkuar disa herë ta largoja nga detyra, mbase mund të ketë qenë në kontekst me atë. Pjesën e prokurorisë të jem i sinqertë nuk e mbaj mend mirë”, ka thënë Prifti.

Dritan Prifti sot nuk jeton, ndërsa ditët e fundit ka shumë zëra që thonë se ai mund të jetë eliminuar nga Ilir Meta. Në fakt në një intervistë, Prifti ka thënë se i druhej një skenari si të Kosta Trebickës.

Përafrohet me ish mikun tim Kosta Trebickën që u vra kur shkoi në gjueti. Ai u vra. Për këtë unë nuk kam informacion, as prova. Unë jam i frikësuar për familjen time. Nuk kam absolutisht frikë nga vdekja për veten time, nuk dua t’ia di fare. Njeriu një herë lind, një herë vdes. Jam i frikësuar për familjen time, brenga e vetme që atyre i kam çuar rrezikun e jetës. Por me mënyrën time përpiqem që t’i mbroj. Ilir Meta është njeri jashtë mase i rrezikshëm”, ka thëna ai.

Pra duket se nuk ka faj Iliri, ka aq shumë mëkate mbi shpinë sa SPAK-ut do i duhen vite të tëra të merret me to. /Pamfleti

Lini një Përgjigje