
I ngarkuari me punë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, David Wisner, ka kërkuar të bëhet kujdes me komisionin për dezinformimin.
Deputetët votuan javën e kaluar në seancën plenare me 73 vota pro për ngritjen e komisionit në fjalë, ndërsa 7 deputetë votuan kundër.
Komisioni i Dezinformimit do të mbikqyrë ndikimet e huaja në mediat shqiptare apo financime nga vende jo mike në politikë dhe parti të ndryshme. Por ka dyshime se mund të përdoret nga PS për të “mbyllur gojën” e mediave.
David Wisner theksoi gjatë një interviste te VOA, se është me rëndësi që të respektohet liria e fjalës dhe ajo e medias.
“Dezinformimi dhe keqinformimi po shkaktojnë sfidë të vërtetë për Shtetet e Bashkuara, partnerët dhe aleatët tanë në NATO, dhe është diçka mbi të cilën duhet të punojmë së bashku. Mendoj se në të njëjtin kuptim, duhet të jemi shumë të qartë se çdo përpjekje për të trajtuar dezinformimin dhe keqinformimin, duhet të marrë parasysh dhe të respektojë normat e lirisë së fjalës, lirisë së medias, të cilat janë thelbësore për ata çka jemi si anëtarë të NATO-s, si partnerë në dy anët e Atlantikut, dhe kam shumë besim se kjo do të jetë mënyra se si ne do të ecim përpara në bashkëpunimin tonë”, tha Wisner.
Lini një Përgjigje