TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Janar 2024, 22:25

Indeksi i Korrupsionit në Shqipëri, Dashamir Shehi tregon kush janë hajdutët më të mëdhenj në vend!

Shkruar nga Pamfleti

Indeksi i Korrupsionit në Shqipëri, Dashamir Shehi tregon kush

Kreu i Partisë “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, Dashamir Shehi, është shprehur se në Shqipëri korrupsioni është bërë pjesë e kulturës tonë.

Komentet Shehi i bëri në emisionin “Now” në Euronews Albania, ku tha se vendi ynë në njëfarë mënyre e ka pranuar korrupsionin.

Ai tha se duke nisur që nga tregtarët e vegjël që nuk paguajnë taksat, e deri te tregtarët e mëdhenj që nuk paguajnë TVSH, të gjithë në njëfarë mënyre janë të përfshirë në vjedhje.

Të gjithë ata tregtarët e vegjël që nuk paguajnë taksat, të gjithë ata tregtarët e mëdhenj, ata milionerët që nuk paguajnë TVSH, etj dhe kur vjen puna për t’u diskutuar korrupsioni… si thotë ai në Bibël, kush nuk ka bërë mëkat ta gjuajë ai gurin i pari. Po nuk është kështu pra. Shoqëria në njëfarë mënyre e ka pranuar korrupsionin.

Këtu vjedhin të gjithë thonë, po marrim edhe ne pjesën tonë. Pra Demokracinë një pjesë e popullatës e identifikon edhe në këtë mënyrë, për t’u pasuruar shpejt. Dhe një pjesë janë pasuruar shumë shpejt. Dy njerëz që ishin komshi me njëri-tjetrin, një shofer dhe një mekanik, shoferi me kontrabandë duke kaluar kamionë është bërë milionerë, ndërsa mekaniku është në vend.

Ky shoferi është bërë biznesmen tani bën pallate, mund të bëhet edhe deputet. Edhe kemi aty në Parlament edhe me këtë lloj origjine. Pra shoqëria shqiptare i ka dhënë një status ligjor vjedhjes, sepse ka qenë e shpërndarë në mënyrë të barabartë. Ndarja në politikë nuk është mes të mirëve dhe të këqijve, por nuk ndodh kështu. Qeveria e parë e Shqipërisë dhe administrata e parë ishin më të ndershëm.

Ne vinim nga shteti dhe shkonim në shtet. Nuk dinim çfarë ishin pagesat te privati. Kishte një moral që po qeverisnin Shqipërinë. Çfarë bëmë ne? I përzumë edhe disa socialistë të ndershëm, u kthyen privat ata pastaj, u mësuan me lekë. Pastaj erdhën edhe ata në pushtet në 1997. Tani erdhën këta ustallarët e fundit fare që vijnë direkt nga bota e biznesit, nga oligarkia. Erdhën me ide të qarta për biznes”, tha Shehi.

shehi

Lini një Përgjigje