Në prag të konventës së Partisë së Lirisë që pritet të mbahet në 27 prill, Ilir Meta duket se e ka gjetur nje person që do të kandidojë formalisht përballë tij për postin e presidentit të partisë.
Faik Basha, një emër krejt i panjohur nga kjo parti, nëpërmjet një postimi në facebook, ka deklaruar se do të garojë përballë Metës për postin e presidentit të partisë më 27 prill. Kandidimi i emrave të panjphur që thjesht shpiken për të plotësuar fletën e votimit është nje formule e njohur në politikën shqiptare, por rasti më flagrant është ai i Maqo Lakrorit perballë Ramës në 2009.
Deri para shpalljes së kandidaturës së Faik Bashës, Meta ishte i vetmi kandidat për president të partisë së Lirisë, ndërsa deputeten Erisa Xhixho e përmendte gjithmonë si kandidate për zëvendëspresidente të partisë.
Kryetari i Partisë së Lirisë ilir Meta, në një konferencë për shtyp ka zbuluar strukturën që PL pritet të mbajë pas Konventës së 27 prillit.
Ai tha se PL nuk do të ketë më kryetar, por president, post për të cilin do të kandidojë. vetë.
Ndërkohë ai zbuloi se kandidatja e vetme për postin e zv. presidentit do të jetë Erisa Xhixho.
Tedi Blushi do të mbajë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë.
Lini një Përgjigje