Deputeti socialist, Ilir Metaj ka komentuar sulmet e Ilir Metës ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.
Metaj thotë se kjo tregon se Kreu i Partisë së Lirisë është në hall dhe se duhet të bëhet burrë e të përballet deri në fund me drejtësinë.
"Duket që Meta është një njeri në hall, por ky nuk është një hall që na përket ne për t’ia zgjidhur, nuk ia zgjidh as populli shqiptar. Është një hall që e ka me drejtësinë. Të bëhet burrë deri në fund dhe ta çojë deri në fund përballjen me drejtësinë. Nëse ke gabuar sigurisht që duhet ta paguash, ka mënyra e mënyra për tu përballur me gabimin dhe me një drejtësi që shqiptarët kishin kohë që e kishin ëndërruar. Të gjithë janë të barabartë para ligjit, kush ka abuzuar me një pikë djersë të popullit shqiptar duhet të jetë koshient që duhet ta paguajë atë", tha Metaj për Report Tv.
Në një konferencë nga Shkodra, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta dje ka lëshuar sërish akuza ndaj kreut të SPAK Altin Dumani.
I pyetur nëse i druhet arrestimit, Meta është shprehur se nuk ka frikë nga një prokuror "që i merret goja dhe që sipas tij merr urdhra nga qeveria".
“Nuk bëj presion ndaj askujt, unë them të vërtetën, aq më pak t’i druhem arrestimit nga një prokuror që i bindet Ëngjëll Agaçit, për shkak të aferave. Një prokuror që kërcënoi Arben Ahmetaj që të mbyllte gojën. Nuk i druhem një prokurori që i merret goja që s’di të thotë dy fjalë. Partia e Lirisë është në një rritje të papërmbajtshme, Ramaformën do ta hedhim në Lanë. Metamorfoza nuk hetohet në kohë por pas zgjedhjeve, sepse ashtu interesonte për të vjedhur votat në Shkodër.", tha ish presidenti.
Lini një Përgjigje