
Hezitimi ka lidhje me deklaratat e gazetarit italian, se të dhënat për klanin mafioz qeveritar “Rama-Agaçi” dhe për Olsi Ramën, janë marrë nga dosjet e drejtësisë italiane e ka shumë prova të tjera, por dhe nga deklarimet e ish-shefave të anti- mafies italiane, që ishin pjesë kryesore e denoncimeve...
Me një reportazh investigativ televiziv, gazetari italian Giorgio Mottola i “RAI 3” zbuloi me prova konkrete, strukturën dhe funksionimin mafioz të pushtetit të Edi Ramës e klanit të tij; së pari, duke i hequr maskën e propagandës, me të cilën mbulonte të vërtetën në sy të ndërkombëtarëve dhe shpëlante trurin e militantëve.
Goditja e fortë qeveritare, politike, morale, penale, ndërkombëtare e familjare, i shkaktoi aq traumë të rëndë psikike Edi Ramës, sa u detyrua të kërkonte urgjent komunikim me drejtorin e televizionit shtetëror “RAI”, Paolo Corsini.
Sipas prestigjiozes italiane “La Republica”, kryeministri Edi Rama, në gjendje depresioni me të rëndë se e zakonshmja e tij; ka biseduar i tërbuar me Drejtorin e “RAI”, Paolo Corsini, duke i kërkuar llogari sikur të jetë “RTSH” e kapter Pezës, “TV-Klan” i Sandër Frangajt, “TV-ABC” i Blerim Devollit, apo “TV-Vizion Plus” i Artan Dulakut etj.
Por Edi Rama, pa dhënë asnjë sqarim publik, tha se nuk arriti ta realizonte bisedën me Drejtorin e “RAI”, Paolo Corsini; ngaqë siç duket, ai e ka shpërfillur, duke i lënë të kuptojë, se reportazhi i mbështetur në prova, nuk mund të përgënjeshtrohet.
Por Edi Rama i kryqëzuar me prova, u stërmundua ta bënte vetë përgënjeshtrimin e reportazhit të “RAI 3”, duke thënë se gjithçka është shpifje skandaloze dhe paturpësi e gazetarit italian, të cilin Engjëll Agaçi do ta çojë në gjykatë.
Është hera e parë në këto 11 vite pushtet, që Edi Rama nuk deklaroi se do hidhte në gjyq gazetarin e televizionit italian, siç veproi me “Bild” e siç ka vepruar me mediat shqiptare, të cilat i ka paditur për shpifje edhe kur e kanë akuzuar për aferat me Ilir Beqjen, Vilma Nushin, Klodan Zoton, Olta Xhaçkën dhe Call Center-ët e Olsit e Amant Josifit.
P.sh., një ditë pasi deputeti Gazmend Bardhi, publikoi provat e lidhjes së Olsi Ramës me grupin kriminal të kokainës “Xibraka”, Olsi reagoi duke thënë se kishte bërë kallëzim penal në SPAK për deputetin Gazmend Bardhi.
Ndërsa Edi Rama, lexoi një “çarçaf” me denigrime ndaj deputetit Gazmend Bardhi dhe me kërcënime ndaj mediave që publikuan provat, ndërsa ndaj gazetarit e televizionit “RAI 3”, po qëndron si “pulë”, megjithëse publikoi të dhëna që janë publikuar në Shqipëri.
Deklarata e Edi Ramës, se Engjëll Agaçi do t’i drejtohet gjykatës në Itali, është shenjë e qartë, se gazetari italian Giorgio Mottola i “RAI 3” nuk do paditet në gjykatë nga vëllezërit Edi e Olsi Rama, njëri kryeministër që ka krijuar qeveri mafioze dhe tjetri pjesë e grupeve të kokainës dhe i lidhur me oligarkët e klanet e huaja mafioze që kanë futur në duar ekonominë shqiptare.
Ndoshta, hezitimi për të mos hedhur në gjyq gazetarin italian, ka lidhje me deklaratat e tij, se të dhënat për klanin mafioz qeveritar “Rama-Agaçi” dhe për Olsi Ramën, janë marrë nga dosjet e drejtësisë italiane e ka shumë prova të tjera, por dhe nga deklarimet e ish-shefave të anti-mafies italiane, që ishin pjesë kryesore në reportazhin e “RAI 3”./Pamfleti
Lini një Përgjigje