TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Prill 2024, 14:00

Masakra e Gërdecit, SHBA sjell përgjigjet e letërporosive për 5 dëshmitarët në gjyqin e Mediut

Shkruar nga Pamfleti
Masakra e Gërdecit, SHBA sjell përgjigjet e letërporosive
Fatmir Mediu

Vazhdon ping-pongu me gjyqin e Fatmir Mediut për masakrën e Gërdecit.

Ditën e sotme është shtyrë seanca për çështjen e Gërdecit dhe seanca e radhës do të mbahet në datën 2 maj në orën 10:00.

Avokatët mbrojtës dhe ish-ministri i Mbrojtes, Fatmir Mediu kanë kundërshtuar provat e prokurorisë.

Ndërkohë SHBA ka sjellë përgjigje të letër-porosive mbi pyetjet e disa dëshmitarëve, por autoritetet gjyqësore janë shprehur se pyetja e këtyre personave nuk mund të bëhet nga gjykata, por vetëm nga agjentët e FBI.

SPAK kërkoi të merret si provë akt ekspertimi tekniko ushtarak në gjyqin e mediut ndërkohë që ata kërkuan eksperimentim tjetër për shkaqet e zjarrit dhe të bëhët eksperimenti.

Ish-ministri Fatmir Mediu tha për mediat se kërkuan ekspertim për të përcaktuar shkakun e shpërthimit.

“Kërkuam ekspertim për shkakun e shpërthimit në Gërdec, është interes i shqiptarëve të marrin vesh pse ka ndodhur ngjarja në Gërdec. Ekspertët amerikanë dhe prokuroria kanë thënë që shkaqet janë të pamjaftueshme.”, tha ai.

Mediu foli edhe në lidhje me letërporositë nga SHBA, duke thënë se parapëlqen marrjen me pyetje në një diskutim interaktiv. “Do të konsultohemi me avokatët për qëndrimin e SHBA. Ne kërkuam diskutim interaktiv jo të ecet me letërporosi”, tha ai.

Fatmir Mediu ka shkelur ligjin kur ishte ministër i Mbrojtjes duke shpërdoruar detyrën, veprime të cilat sollën tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe shumë të tjerë i plagosën.

Ky është përfundimi që ka arritur pas hetimit disa mujor, Prokuroria e Posaçme (SPAK) për ish ministrin e Mbrojtjes mbi të cilin tashmë rëndon akuza e ‘shpërdorimit të detyrës’ dhe zyrtarisht është marrë i pandehur. Mediut i është komunikuar zyrtarisht akuza sot nga SPAK, ndërsa ai është marrë në pyetje për 60 minuta.  Në daljen e tij për mediat, Mediu tha se SPAK nuk kishte asnjë provë shtesë dhe se akuzë është e motivuar politikisht.

Si ndodhi tragjedia e Gërdecit?

Ishte data 15 mars (e shtunë), 2008 rreth orës 12:05, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një "fabrikë" për demontimin e armëve humbën jetën të paktën 26 persona, punëtorë të kësaj fabrike “vdekjeje” e fëmijë të zonës. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që shkatërroi 3000 banesa e biznese.  Për këtë tragjedi prokuroria dërgoi 28 të pandehur në gjykatë, mes tyre edhe Mihal Delijorgjin, president i shoqërisë “Albademil”, Ylli Pinari, drejtor i kompanisë MEICO dhe Dritan Minxholli, administrator i fabrikës, të cilët janë liruar nga burgu pas kryerjes së dënimeve përkatëse. Në shkurt 2013, Gjykata e Apelit reduktoi me 1/3 dënimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës për tre të pandehurit kryesorë të dosjes “Gërdeci”. Vetë Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane, që në zgjedhjet e 25 prillit u zgjodh deputet si pjesë e listave të Partisë

fatmir mediu

Lini një Përgjigje