TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shkurt 2024, 17:48

Idajeti, avokati sharlatan që i humb të gjitha gjyqet; Sot humbi edhe gjyqin e tretë me Pamfletin

Shkruar nga Pamfleti
Idajeti, avokati sharlatan që i humb të gjitha gjyqet; Sot humbi edhe
Idajet Beqiri (Ido Mane Kuta)

Ido ManeKuta, mbeturina e komunizmit në banaqet televizive

Personazhi Idajet Beqiri, një figurinë e shqyer nga zullumet e veprimet amorale që ka bërë gjatë gjithë jetës, vazhdon krekoset si “avokat i shquar”, kur realisht është sharlatan që të vetëm aftësi ka mashtrimin e klientëve.

Sipas të dhënave, “avokati” Idajet Beqiri, njohur me emrin “Ido Manekuta” që nga koha e ish-sigurimit të shtetit, nuk ka fituar asnjë proces gjyqësor, as në çështjet civile pa palë kundërshtare.

Deri tani, medet “avokati” Ido Manekuta, nuk ka fituar as gjyqet penale e civile, që ka hapur vetë kundër të afërmve, kolegëve, institucioneve dhe gazetarëve, sepse është aq “gdhë” në Jurisprudencë, sa dhe familjarët e tij marrin avokatë për çështjet që kanë.

Një nga gjyqet, që ka humbur avokati sharlatan Idajet Beqiri, është procesi kundër “Pamfleti”-t, me akuzën për “shpifje”, ngaqë i kemi publikuar, faktin e dënimit 1 vit burg në vitin 1986 kur ishte kryetar gjykate në Krujë, për favorizim të S.Ç (T), kamariere në Fushë-Krujë.

Idajeti Beqiri, quajti shpifje faktin që prej moshës 18-vjeç në vitin 1968 në Fier, ka qenë spiun sigurimi me pseudonimin “Ido Mankauta”, madje aq pasionant sa spiunonte dhe familjarët e tij.

Quajti shpifje, të vërtetën, që është dënuar me burg në Belgjikë, Kosovë e Shqipëri, për veprimtari terroriste dhe mashtrim e vjedhje të shqiptarëve të diasporës, duke u marrë mijëra dollarë, Paund e Euro, sikur gjoja i mblidhte për UÇK-në dhe bashkimin e Shqipërisë së Madhe.

Tani, Ido Mankutës po i themi të vërtetën, që nuk ka fituar asnjë gjyq, dhe është në hall me hallexhinjtë dhe “të fortët” e radhës, që i ka mashtruar e  ka humbur gjyqet, por ata bien viktima, sepse i besojnë një analfabeti si avokat dhe një sharlatani të rrjedhur, të cilit i lagen poturet rrugëve, në korridore, salla gjyqesh e studio televizive.

Më troç e më qartë, çdo gjë që të thuhet për Idajet Beqirin, asnjë person, polici, prokurori e gjykatë nuk i konsideron shpifje, sepse gjithë veprimtaria e tij është “llum”, madje më 12 tetor 2022 është shpallur “Non- grata” nga SHBA./Pamfleti

 

idajet beqiri pamfleti

Lini një Përgjigje