TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Janar 2024, 12:59

''Sulmi ndaj Berishës, politik'', Boçi: Asgjë nuk i ndal qytetarët, aksioni do vazhdojë

Shkruar nga Pamfleti

''Sulmi ndaj Berishës, politik'', Boçi:

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi tha se vendimi për ish kryeministrin Berisha, i cili u la në arrest shëpie është një sulm i hapur politik, ndërsa theksoi se “qytetarët janë mbledhur jo për Berishën si person, por si lider i PD”.

Sipas tij, aksioni politik që kanë nisur demokratët do të vazhdojë deri në arritjen e synimi të tyre, rrëzimin e qeverisë së Ramës.

“Situata është e jashtëzakonshme është një sulm politik i hapur. Njerëzit kanë ardhur në mënyrë spontane për të dëshmuar qëndresën e tyre se me aksionin tonë do rrezojmë Edi Ramën. Jemi me Sali Berishën jo si person, por si lideri i PD. Këta njerëz asgjë nuk i ndal në qëllimet e tyre. Qëllimi kryesor i opozitës është misioni i saj që do të dëshmohet në aksionin e saj politik”, tha Boçi në një deklaratë për mediat.

Qytetarët u mblodhën mesditën e sotme poshtë pallatit të ish-kryeministrit Berisha, i cili prej 3 ditësh ndodhet në ''arrest shtëpie''.

 

Lini një Përgjigje