TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Janar 2024, 11:48

Në arrest shtëpie prej tre ditësh, simpatizantët mblidhen poshtë pallatit dhe “ngushëllojnë” Berishën; ish kryeministri i përshëndet nga ballkoni

Shkruar nga Pamfleti

Në arrest shtëpie prej tre ditësh, simpatizantët mblidhen

Ish-kryeministri Berisha ndodhet nën masën e ‘arrestit të shtëpisë’, ndërsa simpatizantët e tij janë grumbulluar në rrugicën poshtë banesës.

Ndërkohë mbështetësit e tij dëgjohen duke brohoritur, ndër të tjera: “O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do”.

Brohoritjeve dhe ovacioneve të mbështetësve të tij, Berisha u është përgjigjur duke i përshëndetur ata nga ballkoni i banesës së tij.

Ndaj tij GJKKO dha masën “arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore nën akuzën e korrupsionit për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

 

Lini një Përgjigje