TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Mars 2024, 16:07

I miliard euro nga BE/ Gjylameti tregon detaje: Energjia, infrastruktura e turizmi sektorët kyç ku do të investohet

Shkruar nga Pamfleti

I miliard euro nga BE/ Gjylameti tregon detaje: Energjia, infrastruktura e

Deputetja e PS Blerina Gjylameti ka dhënë detaje nga fondi 1 miliardë euro të akorduar nga BE për Shqipërinë, duke u shprehur se sektorët kyç do të jenë energjia, infrastruktura e turizmi.

 Ajo theksoi se do të financohen projekte të rëndësishme si interkonjeksioni, Korridori 8, Autostrada Adriatiko-Joniane si dhe shkëmbimi i mallrave dhe njerëzve. Gjylameti vuri po ashtu në dukje se më e rëndësishme se fondi është rritja e kapaciteteve të Shqipërisë.

Është një fond i konsiderueshëm që është i mbështetur në 4 shtylla. Së pari lidhet me tregun unik të BE. Do ketë synim në forcimin e tregut unik të BE, së dyti në pjesën e forcimit të integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor, duke synuar tregun e përbashkët, dhe më tutje vazhdojmë me atë që ka të bëjë me përshpejtimin e reformave fondamentale, apo rritja e asistencës financiare për të financuar projekte të rëndësishme si interkonjeksioni, si dhe pjesën e lëvizjen e mallrave dhe njerëzve dhe të forcës së punës. Për të replikuar atë model që është i konsoliduar në BE. Ajo që synohet kryesisht ka të bëjë jo vetëm në lëvizjen e produkteve, lëvizjes së mallrave dhe njerëzve, por edhe te pjesa e pagesave, për të arritur drejt përdorimit të një monedhe të përbashkët te pagesat. Kemi një sërë projekte të rëndësishme si Korridori 8, pjesa e Autostradës Adriatiko-Joniane, dhe një sërë projektesh të rëndësishme që jo vetëm lehtësojnë lëvizjen e mallrave dhe shërbimeve, por shërbejnë edhe si parakusht për integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor, edhe në synimet e përshpejtimin e proceseve integruese drejt BE. Tjetër element ka të bëjë me tregun e energjisë, dekarbonizimin e tregjeve të energjisë dhe në tregun digjital. Një nga elementët më të rëndësishëm të integrimit është pjesa dixhitale”, tha Gjylameti në “MCN”.

E pyetur se janë projektet konkrete që kemi paraqitur për thithjen e këtyre fondeve, Gjylameti tha: “Turizmi është një nga sektorët më kontribuues në ekonomi, po ashtu bujqësia dhe tregu i energjisë. Sa i përket projekteve s’do kemi konkurrencë mes vendeve, janë mbështetje direkte. Prioritetet për fondin lidhen qoftë me pjesën e energjisë. Për ta diversifikuar jo vetëm në burimet ujore, por edhe natyrore të prodhimit të energjisë. Ne jemi një rrugë kalimi e cila na shërben shumë nëse arrijmë të thithim të gjitha projektet, në pjesën hekurudhore, sepse jemi rrugë kalimi mes Lindjes dhe Perëndimit. Gjysma e këtij fondi është mbështetje buxhetore e drejtpërdrejtë. Më e rëndësishme se shuma është rritja e kapaciteteve për të thithur fonde. Kemi trajnime të vazhdueshme. Edhe procesi Screening që kapacitetet tona janë duke u rritur që të thithim projekte të rëndësishme”.

Gjylameti tha që nuk bëhet fjalë për një marrëveshje të fshehtë me PD-në e Rithemelimit lidhur me komisionet hetimore.

Lini një Përgjigje