TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shtator 2025, 11:23

I mbledh në vilën 30/ Rama me drejtuesit e Komisioneve Parlamentare, i përcakton agjendën Kuvendit

Shkruar nga Pamfleti

I mbledh në vilën 30/ Rama me drejtuesit e Komisioneve Parlamentare, i

Drejtuesit socialistë të Komisioneve Parlamentare, bashkë me Kryeparlamentarin Niko Peleshi, janë thirrur në një takim nga Kryeministri Edi Rama.

Takimi është zhvilluar në vilën qeveritare 30, ndërsa raportohet se Rama u ka kërkuar drejtuesve të Komisioneve Parlamentare që drejtohen nga PS, por edhe nënkryetarëve socialistë në ato Komisione që drejtohen nga opozita, që të çojnë përpara agjendën parlamentare, duke mos bllokuar në asnjë moment punimet.

Mësohet se Rama ka qenë i prerë kur ka kërkuar nga deputetët socialistë që të miratojnë me prioritet ato ligje që konsiderohen si kyçe në raport me proceset integruese. Po kështu është kërkuar që sa më parë Kuvendi të miratojë ngritjen e dy komisioneve të posaçme, atij të Reformës Zgjedhore dhe komisionit për Reformën Territoriale.

Duket se me udhëzimet që i ka dhënë Kryetarëve të Komisioneve Parlamentare, Rama ka bërë lëvizjen e rradhës për të mos lejuar bllokimin e veprimtarisë së komisioneve, pavarësisht qëndrimeve të mbajtura nga opozita.

Në këtë kuadër, mësohet se Kryeministri është shprehur se agjenda e mazhorancës nuk mund të bllokohet apo merret peng nga qëndrimet e opozitës.

Drejtuesit socialistë të Komisioneve Parlamentare janë: Milva Ekonomi, Ulsi Manja, Bledi Çuçi, Anila Denaj, Blendi Klosi, Igli Hasani dhe Fatmir Xhafaj. Ndërkohë Komisionet e Posaçme Parlamentare, do të drejtohen nga Damian Gjiknuri dhe Arbjan Mazniku.

Takimi me Ramës me drejtues të Komisioneve Parlamentare vjen në një kohë kur nga opozita janë hedhur akuza për mënyrën se si Niko Peleshi po administron funksionimin e Kuvendit, madje duke paraqitur edhe një mocion për shkarkimin e tij. Tensionet në Kuvend u rritën që në seancën e dytë, kur Kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij do të votoheshin. Shkak u bë një provokim që Rama bëri në seancë, duke i kaluar fjalën ‘Diellës’ ministres së krijuar nga Inteligjenca Artificiale, ndërsa opozita ra në kurthin e ngritur.

1 Komente

  1. L
    Leonard Pejo

    K /ministri ēshtē i Shqipērisē, sikurse dhe parlamenti..!Parlamenti e thēret K/ministrit nē rsport per ounēt e bēra ne peērputhje me orogramin ekonomiko - politik qē firca qē ai oeērfaqēson ka paraqitur ne popull dhe populli i ka dhēnē miratimin me votēn e tij ,duke e bērē "njesh" tē vendit ,...por ai nuk ka tē drejtē tē thērasē "nē raport " kryetarin e parlamentit ..!Parlamenti funksionon unik ,ku mendimi ndryshe pērhetē ēshtē aktiv..!

    Lini një Përgjigje