TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shtator 2025, 10:18

U kritikuan nga Rama, pesë drejtuesit e njësive administrative në Durrës i dorëzojnë dorëheqjet Emirjana Sakos

Shkruar nga Pamfleti
U kritikuan nga Rama, pesë drejtuesit e njësive administrative
Rama në bashkinë Durrës

Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako ka pranuar zyrtarisht dorëheqjet e 5 administratorëve të njësive administrative të Sukthit, Manzës, Katundit të Ri, Ishmit dhe Rrashbullit dhe ka nisur emërimet e tyre me emra të rinj.

Administratorët e patën dhënë dorëheqjen që në korrik pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama, por Sako i pati lënë në dispozicion.

Ata janë Kadri Gjylit në Ishëm, Edlir Cërrit në Sukth, Eltion Prenit në Katund të Ri, Albert Bukaçit të Rrashbullit dhe Muharrem Sulës në Manëz. Mësohet se deri tani janë emëruar 4 prej administratorëve të rinj, po ende jo ai i Sukthit.

Sipas informacioneve të deritanishme, mësohet se Emirian Bafti, është emëruar administratori i ri i Ishmit.

Rejdi Shehu do të emërohet në Manëz.

Vizita e Kryeministrit në Durrës ishte e të njëjtit format si në Vlorë dhe Fier, ku qëllimi është rifreskimi i drejtuesve në varësi të bashkisë Durrës.

Mësohet se Rama ka kërkuar rifreskimin e të gjithë drejtorëve që janë aktualisht në varësi të bashkisë, ndërsa vendimi përfundimtar për largimin e tyre do të mbetet në dorën e kryebashkiakes Emiriana Sako, bazuar në performancën e secilit prej tyre.

u kritikuan nga rama

Lini një Përgjigje