TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Shtator 2025, 21:26

“Ka shkelje të rënda në shkarkimin e Veliajt”, avokati: Duhej lejuar që të paraqitej në Këshillin e Ministrave!

Shkruar nga Pamfleti

“Ka shkelje të rënda në shkarkimin e Veliajt”,

Avokati Besnik Muçi ka komentuar vendimet e këshillit bashkiak të Tiranës dhe të Këshillit të Ministrave për të shkarkuar Erion Veliajn nga posti i kryetarit të bashkisë, për të cilat u shpreh se ka patur shkelje shumë të rënda të procedurës.

Avokati tha se Veliaj duhej lejuar që të paraqitej në Këshillin e Ministrave, si organi i vetëm që e shkarkon.

Muçi u shpreh se qeveria me vendimin e saj do t’ia vështirësojë Veliajt ankimimin në Gjykatën Kushtetuese

“Kemi diskutuar, procesi po shkon sipas parashikimeve tona. Konstatoj se ne procedurën e shkarkimit të zotit Veliaj, ka shkelje shumë të rënda të procedurës. GJK në një vendim për ish kreytarin e Vaut të Dejës, është shprehur qartë që procedura e shkarkimit, duhet respektuar një proces i rregullt gjyqësor.

Standardi bazë, është ai i njoftimit të personit me aktet dhe procesin dhe dhënia e të drejtës së tij për t’u dëgjuar, procedurë që nuk u realizua.

Madje konstatoj që nuk u respektua procedura jo vetëm në Këshill të Bashkisë, por ka qenë i detyruar Këshilli i Ministrave, të zbatonte parimet e procesit të rregullt. Këshilli i Ministrave duhet të njoftonte zotin Veliaj dhe ai të paraqitej në Këshillin e Ministrave, si organi që e shkarkon.

Lidhur me ankimin e zotit Veliaj, ai mund ta ankimojë dhe përgjithësisht mendimi i specialistëve është që ka të drejtë ta ankimojë. Por, ka një detaj juridikt, në bazën ligjore të VKM është cituar vetëm neni 62 dhe jo Kushtetuta. Ky është një kalkulim për t’ja vështirësuar ankimimin Veliajt. Edhe nëse e ankimon, të shihet mundësia që GJK të mos ja legjitimojë. Ky do të jetë debati juridik i ditëve në vazhdim. Lëvizja e Këshillit të Ministrave tenton t’ja vështirësojë KM ankimimit.”- tha Muçi në të “Të Paekspozuarit”.

 

 

Lini një Përgjigje