Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka komentuar zgjedhjet lokale ku PS mori 53 bashki ndërsa opozita humbi thellë.
I ftuar në Euronews Albania, Shehi theksoi se humbja duhet pranuar ndërsa shpjegoi dhe arsyet pse opozita humbi thellë në këto zgjedhje.
Sipas tij, opozita ishte e përçarë, kandidatët për bashkitë nuk ishin të duhurit, ndërsa shtoi se nuk kishte një projekt të qartë politik se çfarë do u ofronin qytetarëve nëse do merrnin bashkitë.
“Procesi i blerjes së votës ka qenë më i madh se herët e tjera dhe këtë e tregojnë disa parti që janë rritur shumë shpejt gjatë kësaj periudhe. Përtej kësaj zgjedhjet janë humbur. Është e kotë të fshihemi, të vërtetës duhet t’i shkojmë deri në fund. Në ato bashki që po bëhen blerje votash, sigurisht që duhen riparë. Ato njerëz që kanë blerë dhe kanë paguar për vota duhet të jenë para drejtësisë.
Opozita ka humbur për arsye se nuk pati një bashkim për kandidatët, e dyta mënyra se si u përzgjodhën kandidatët bëri që të priviligjohet një grup kundrejt një tjetri dhe jo të zgjidheshin ato njerëz që do të përfaqësonin një lloj uniteti për të gjithë. E treta nuk pati një projekt politik. Një pjesë e opozitës i përdori zgjedhjet për të treguar se kush është më i forti. Në fakt ne duhet të tregonim të gjithë bashkë se jemi kundër Ramës të gjithë. Kjo duhet të ishte esenca. Edhe pas zgjedhjeve vazhdoi po e njëjta gjuhë, me sherre e problem. Këto janë faktorët që humbën zgjedhjet”, u shpreh Shehi.
Lini një Përgjigje