TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Maj 2023, 14:50

I shkaktoi shtetit 9.5 mln lekë dëm, kallëzohet në SPAK drejtori i Kadastrës Fier

Shkruar nga Pamfleti

I shkaktoi shtetit 9.5 mln lekë dëm, kallëzohet në SPAK

Agjencia shtetërore e Kadastrës ka kallëzuar sot penalisht pranë SPAK Drejtorin e DVASHK Fier, Arben Voja si dhe specialisten pranë DVASHK Fier, Shpresa Gjikondaj me për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Sipas Kadastrës, Arben Voja i ka bërë shtetit shqiptar një dëm të përgjithshëm prej 9.575.060 Lekësh.

Nga kontrolli i ushtruar, janë gjetur 36 raste ku nga zyrtarët e lartë tashmë të kallëzuar penalisht, nuk është llogaritur tatimi prej 15 përqindësh.

Sipas verifikimeve, për të njëjtën pasuri të paluajtshme, drejtori i DVASHK Fier, pas aplikimeve të njëpasnjëshme ka nxjerrë deri në katër përllogaritje të ndryshme, duke shkaktuar në këtë mënyrë një dëm të konsiderueshëm ekonomik.

 

 

spak arben voja kadastra

Lini një Përgjigje