TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Maj 2023, 11:24

Fitorja e opozitës në Pukë e Fushë-Arrëz ka emrin e deputetit Ludovik Hasani dhe jo të “xhaketave të vjetra”

Shkruar nga Pamfleti

Fitorja e opozitës në Pukë e Fushë-Arrëz ka emrin e

Harta “mavi” u bë “blu” në Pukë e Fushë-Arrëz, falë energjisë, kontributit të një njeriu të heshtur, të drejtë e shumë punëtor...

Ditën e shpalljes së fitores të koalicionit “Bashkë fitojmë” në bashkitë Pukë e Fushë-Arrëz, Sali Berisha, Ilir Meta dhe disa “vemje” deputetë, ish-deputetë, ish-ministra e ish-drejtorë, nxituan ta quajnë fitore të tyre personale, duke u përvetësuar kontributin dhe meritën e atyre që siguruan fitoren realisht.
Nxorrën nga 5 minuta në media dy kryebashkiakët fitues Rrok Doda e Hil Curri, të cilët kanë pjesën e tyre personale të fitores, por krejt Puka e Fushë Arrëzi e dinë, që “fuqia” e fitores së opozitës në këto dy bashki është deputeti Ludovik Hasanaj.
Madje edhe socialistët, thonë se bashkitë Pukë e Fushë-Arrëz “ua hoqi prej dore” Ludovik Hasani, i cili me personalitetin dhe reputacionin që ka në këtë rreth dhe me njerëzit që aktivizoi në fushatë, bindi banorët të votonin atë si përfaqësues të opozitës dhe jo krerët e saj “karta të djegura” në Tiranë e në zonë.
Me fitoret lokale 58% në të dy bashkitë, përballë makinerisë propagandistike e financiare, rrjetit të patronazhisteve të pushtetit, deputeti Ludovik Hasani me profilin dhe stafin e tij, i riktheu opozitës 2 bashkitë bastione Pukë e Fushë-Arrëz, që PS ia rrëmbeu më 2015.
Kjo nuk është fitore e vogël, nëse kemi parasysh faktin, që Ludovik Hasani u angazhua në politikë aktive si deputet 1 muaj para zgjedhjeve të 14 majit, dhe punoi shumë fortë e me sinqeritet në fushatë, si deputet i opozitës dhe jo i klaneve e grupeve që kanë copëtuar PD-në.
Një tjetër tregues që e bënë më kuptimplote fitoren e 14 majit në Pukë e Fushë-Arrëz dhe e lidh përgjithësisht e veçanërisht me emrin e Ludovik Hasani, është fakti, se prej 10 vitesh pushtet qëndror e 8 vite pushtet lokal në këtë zona, pushteti i PS funksiononte si “sundim bajraktarësh” në mesjetë, që nuk mendohej kurrë se do rrëzohej.
Por , biznesmen bamirës e demokrat safi, Ludovik Hasani, dhe krejt demokratëve e shumicës së banorëve që besojnë te ndershmëria e përkushtimi i tij.
Kjo fitore e opozitës më 14 maj 2023, pa asnjë dyshim që do ishte arritur qysh në zgjedhjet lokale 2019 me marrjen e këtyre dy bashkive bastione të së majtës, por krerët e vjetër të PD, të kalbëzuar e të zhytur në interesa të pista, nuk lejuan futjen e demokratëve në zgjedhje.
Deputeti Ludovik Hasani, një deputet i ri dhe emër i panjohur për banaqet mediatike dhe sallonet e elitës politike, por tepër i njohur në Pukë e Fushë-Arrëz, dëshmoi se opozita ka modele që sigurojnë fitore, natyrisht nëse punon me përkushtim e zemër të pastër.
E vetmja gjë që mendojmë se do ta konsolidojë figurën e tij si politikan i ri e fitues, është shkëputja nga klanet e “xhaketave të vjetra”, duke kryer misionin opozitar si përfaqësues i real i banorëve./Pamfleti

lodovik hasani puka fushë arrëz deputeti

Lini një Përgjigje