TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Prill 2025, 20:22

Hidhet vota e parë nga diaspora, Rama var shpresat te emigrantët: Unë e bëra timen, tani ju takon juve

Shkruar nga Pamfleti

Hidhet vota e parë nga diaspora, Rama var shpresat te emigrantët:

KQZ ka nisure sot shpërndarjen e fletwve të para të votimit dhe i pari që ka votuar është një qytetar dibran në Gjermani.

Rama ka reaguar mbi këtë zhvillim, duke u bërë thirrje emigrantëve të votojnë për PS. Diaspora do ketë rol kyç në këto zgjedhje dhe Rama i ka varur shpresat te ta për të mbajtur pushtetin.

Postimi i Ramës

Vota e diasporës ka hyrë përfundimisht në jetën tonë demokratike.

Sot, në orën 07:15, zgjedhësi i parë nga jashtë vendit, me vendbanim në Erlangen, Gjermani, votues në qarkun Dibër, ka marrë në shtëpi zarfin me fletën e votimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve!

Ne e mbajtëm fjalën, tani u takon shqiptarëve ta përdorin votën e tyre.

Vota e shqiptarëve të Europës dhe botës në këto zgjedhje është historike jo vetëm në vetvete, po edhe sepse peshon sa vetë mundësia historike për ta bërë Shqipërinë tonë anëtare të Bashkimit Europian, duke mbyllur negociatat me BE-në brenda 2027.

Voto 5 mu në mes të fletës së votimit ku është kolona  #PartiaSocialiste  #EdiRama dhe jepe edhe ti dorën tënde për ta ngjitur flamurin më të bukur në botë në majën ku gjendet Shtëpia e Europës së Bashkuar.

Lini një Përgjigje