
Kryeministri Rama gjatë një takimi me të rinjtë në Kamëz foli për përfitimet që Shqipëria do të ketë nëse anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
Rama u shpreh se në këto zgjedhje qytetarët dhe veçanërisht të rinjtë, jo vetëm që thjesht duhet të bëjnë detyrën për të votuar, por duhet të votojnë për PS. Me batutë, ai këshillon të gjitha vajzat që t’iu venë kusht të dashurve të tyre, për të votuar dhe mbështetur PS në zgjedhjet e 11 Majit.
“Të gjitha ato gocat që kanë të dashur që janë me bindje të tjera, duhet t’i vini kusht: a mund të rrihet me një çun që hudhet në kënetë më 11 maj? Ç’e do?!”, tha Rama.
“Programet e BE për rininë, mbështetja financiare, për të rinjtë që janë në fshat, për të rinjtë që kanë probleme me varfërinë mbështetja është e jashtëzakonshme.
Prandaj mos i merrni këto zgjedhje që ju thjesht do bëni detyrën dhe do shkoni të votoni. Përpiqeni të bëni diçka më shumë, madje merrni edhe një person tjetër që deri tani nuk e ka ndarë mendjen. Ndërsa gocat që janë këtu, që kanë simpatizantë apo të dashur që janë me bindje të tjera duhet i vini kusht. Duhet ti thoni, ti më pëlqen mua, unë të dua ty, por me status të barabartë me çdo të huaj, se ndryshe…të dua si qytetar evropian jo vetëm kamzali. Ajo që pres prej teje të vish me mua dhe të votosh si mua. Le të jetë i bukur sa të dojë, le të jetë ca të dojë, por a mund të rrihet me një çun që hidhet në kënetë më 11 maj?! Çe do! Unë kam besim që këtu në Kamëz në 11 maj, ju dhe të gjitha ata që nuk janë këtu do a bëni Kamzën që të shkëlqejë”, u shpreh Rama.
Lini një Përgjigje