TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Prill 2025, 19:16

 ‘Rama ik’ në Kamëz, reagimi i Kryeministrit: Zë i mbytur nga këneta, duhet hudhër në këto raste

Shkruar nga Pamfleti

 ‘Rama ik’ në Kamëz, reagimi i Kryeministrit: Zë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kamëz në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ndërkohë që kreu socialist nisi takimin me të rinjtë e Kamzës, nga një distancë jo e largët është dëgjuar thirrja ‘Rama ik’.

Kryeministri i është përgjigjur thirrjes se ‘duhet një hudhër në këto raste’, duke e ironizuar.

"Po, po do iki, mos ki merak. Tha "Rama ik". Se duhet në këto raste gjithmonë, na duhet ndonjë hudhër, edhe sikur mos të na vijë, do duhet ta sajojmë.

Shumë faleminderit për solidaritetin, po për mua, unë do shqetësohesha sikur mos të dilte ai zëri i mbytur në kënetë. Unë këtu me ju, ai atje tek pullë", tha Rama

Lini një Përgjigje