TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Prill 2025, 17:57

Humbet vula e KZAZ në Konispol, PD kallëzon penalisht nënkryetarin e Bashkisë

Shkruar nga Pamfleti

Humbet vula e KZAZ në Konispol, PD kallëzon penalisht

Opozita ka denoncuar një rast në qarkun e Sarandës lidhur me zgjedhjet e 11 Majit. Deputetja e PD Ina Zhupa thotë se KZAZ nr 93 në Konispol ka shkelur ligjin ndërsa shton se dy funksionarë të administratës publike po përdoren si vegla elektorale.

Nënkryetari i Bashkisë ka shkelur ligjin dhe ka nxjerrë nga zyra, materialet zgjedhore. Sipas saj, Julian Lako njëkohësisht sekretar i KZAZ ka humb vulën e KZAZ 93. Zhupa thotë se Lako pretendon se e humbur.

Në denoncimin e saj, deputetja iu bën thirrje organeve kompetente të marrin masa urgjente, ndërsa thekson se Partia Demokratike ka përgatitur kallëzim penal për z.Lako.

“KZAZ 93 e bashkisë Konispol po funksion në shkelje të ligjit nga dy funksionarë të administratës publike që përdoren si vegla elektorale.

Përgjegjësja e Gjendjes Civile, Eva Uzeir, që nxjerr listat e zgjedhësve është njëkohësisht edhe nënkryetare e KZAZ që pret listat e zgjedhësve.

Nënkryetari Bashkisë Konispol, Julian Lako, njëkohësisht sekretar i KZAZ, humb vulën e KZAZ 93! Shkelje flagrante e ligjit dhe e sigurisë së procesit zgjedhor. Vula nuk lëviz nga KZAZ dhe përdoret vetëm kur ka kolegjialitet, nuk është objekt që merret si përdorim personale nga sekretari.

Organet kompetente të marrin masa urgjente, Partia Demokratike ka përgatitur kallëzim penal për z.Lakon.

Ndërkohë përfaqësuesi ynë në KQZ do kërkojë sipas kodit zgjedhor shkarkimin e menjëhershëm të dy funksionarëve publik që përfaqësojnë PS, në KZAZ 93”, tha Zhupa.

Lini një Përgjigje