
Kryeministri Rama tha se nëse Shqipëria futet në Bashkimin Evropian pozicioni i vendit tonë do të ndryshojë.
Në një takim ku fokusi ishte te Infrastruktura rrugore dhe autorrugore, Rama theksoi edhe një herë rëndësinë e futjes së Shqipërisë në BE pasi sipas tij, do të ketë ndihmë ekonomike për të çuar përpara projekte dhe investime.
Në mënyrë metaforike, kreu i qeverisë tha se në raport me BE, Shqipëria është “si dhëndri i dashuruar që duam të futemi në një familje të pasur, por vajza ka dyshime dhe të fton për drekë me prindërit”.
“Se sot ne jemi si ata të dashuruarit që ti je i dashuruar, por ajo të sheh me dyshim. Të fton tek shtëpia e prindërve të dielën, ti vishesh, rregullohesh, zbukurohesh sa mundesh, shkon aty përpiqesh të sillesh mirë etj. Pastaj del dhe rri pret të dielën tjetër. Pret, si ju duka vjehrrës dhe vjehrrit të ardhshëm, çfarë tha kunata e ardhshme. Është tmerr kjo. Natyrisht ata janë familje e pasur, ti je dinjitoz, por…sss…në momentin kur ti futesh atje dhe të thotë vjehrri dhe vjehrra do marrësh drejtimin e kësaj pjese të kompanisë tonë, ti kalove dhe u bërë aksioner. Shkon pastaj dhe thua ishalla spo më fton të dielën se nuk kam kohë. Kështu që për këtë duhet të luftojmë dhe këtë duhet të realizojmë dhe unë jam i bindur që do ta realizojmë”, tha Rama.
Lini një Përgjigje