TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Shkurt 2025, 15:34

Helidon Bushati tërhiqet nga primaret në PD: Akt politik, s’do garoj për deputet

Shkruar nga Pamfleti

Helidon Bushati tërhiqet nga primaret në PD: Akt politik, s’do

Partia Demokratike zhvillon në 1 mars garën e Primareve, ku me votat e anëtarëve, do të votohet për kandidatët për deputet të kësaj force politike. E ndërsa pothuajse çdo ditë njoftohen emrat që do të garojnë, Helidon Bushati, deputeti i PD-së në qarkun e Shkodrës, ka njoftuar se nuk do të përfshihet në primare.

Në këtë mënyrë, deputeti Bushati duket se është tërhequr nga beteja për të qenë pjesë e Parlamentit që do të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.

“Personalisht, kam zgjedhur të mos marrë pjesë në primare dhe si rrjedhojë heq dorë nga aspirata për të qenë kandidat për deputet. Ky nuk është një vendim personal, është një akt politik dhe moral.

Gjithsesi, ky vendim nuk do të thotë se nga rrugëtimi ynë i përbashkët. Përkundrazi, do të jem aty ku kam qenë gjithmonë pranë Partisë Demokratike dhe Demokratëve”, njofton Bushati në një postim në rrjetet sociale.

Në vijim ai shkruan se “koherent në bindjet e mia, i palëkundur në vlerat për të cilat kemi bërë, dhe si duhet për ringritjen dhe fitoren që synojmë të gjithë Berisha për Partinë Demokratike dhe liderin e saj Sali Berisha”.

Në zgjedhjet e 2021, Bushati ishte drejtues politik i PD-së për Qarkun e Shkodrës, ndërsa rezulton ndër deputetët më të votuar me vota preferenciale.

Postimi nga Helidon Bushati

Partia Demokratike është përballë sfidave të mëdha. Kjo forcë politike ja doli të kapërcejë momente të kushteve që janë të vërteta në faktin e ekzistencës. Sot janë të bashkuar dhe të demokratëve që janë gati për zgjedhjen e tyre, ato1 Majit.

Përveçse për përfshirjen, koha është dhe për reflektim. Së shpejti, Partia Demokratike do të hyjë në një proçes të tillë, atë të primareve.

Personalisht, kam zgjedhur të mos marrë pjesë në primare dhe si rrjedhojë heq dorë nga aspirata për të qenë kandidat për deputet. Ky nuk është një vendim personal, është një akt politik dhe moral.

Gjithsesi, ky vendim nuk do të thotë se nga rrugëtimi ynë i përbashkët. Përkundrazi, do të jem aty ku kam qenë gjithmonë pranë Partisë Demokratike dhe Demokratëve.

Koherent në bindjet e mia, i palëkundur në vlerat për të cilat kemi bërë, dhe si duhet për ringritjen dhe fitoren që synojmë të gjithë për Partinë Demokratike dhe liderin e saj Sali Berisha.

Jam i bindur, më shumë se shumë, se MODERNIZIMI dhe PËRBASHKIMI janë çelësi i fitores. Ja kemi borxh fëmijëve tanë, ja kemi borxh historisë!

Së bashku drejt fitores!✌️

Lini një Përgjigje