TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Shkurt 2025, 13:32

A i qëndron deklaratës për shkrirjen e SPAK? Berisha: Pas 11 majit s’do ketë më prokurori politike

Shkruar nga Pamfleti

A i qëndron deklaratës për shkrirjen e SPAK? Berisha: Pas 11

Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një deklaratë për mediat ditën e sotme u pyet në lidhje me deklaratën e tij për shkrirjen e Prokurorisë së Posaçme. 

Ai tha se nëse fiton pas 11 majit, nuk do të ketë më Prokurori të Posaçme. Ndërkohë shtoi se një prokurori që arreston liderët e opozitës është prokurori politike.

"Asnjë diskutim nuk ka që Shqipëria do të ketë prokurorinë më serioze në raport me ligjin, por Shqipëria kurrë nuk do të ketë një prokurori politike. Jo. Shqipëria ka patur një Prokuroi të Krimeve të Rënda e cila ka vendosur para ligjit 1050 anëtarë të 204 organizatave dhe grupeve kriminale. Një prokurori në të cilën mandatet e arrestit nuk shiteshin në avancë, por ekzekutoheshin në 95% të tyre. Një prokurori e cila kishte kërkuar nga gjykata në shumë raste dënime për jetë dhe ishin dhënë dënime të tilla. Që i liroi Edi Rama. Ata që duan të mendojnë se vërejtjet e mia për Skrapin e partisë kanë të bëjnë me, jo jo, kanë të bëjnë pikërisht për një prokurori  që nuk bën politikë, që nuk shndërrohet në satër për rotacionin, që nuk bën drejtësi të dirigjuar, që nuk shet dosje dhe nuk fle mbi krimin", tha Berisha. 

spak shkrirje berisha

Lini një Përgjigje