
Në bashkëbisedimin e radhës në rubrikën 'Sy më sy' me komentuesit në rrjetet sociale, Edi Rama u pyet edhe për foton me Aleks Sorosin, të cilën ky i fundit publikoi ditën e djeshme.
Njëjtë siç thoshte dikur për “McGonigal”, Rama tha sot se Aleksin e ka mik, po ashtu si të atin George Soros. Më tej për të balancuar situatën ai shtoi se përveç tyre ka miq edhe disa të tjerë që janë armiq të Sorosit,, duke nënkuptuar pjestarë të administratës së Trump.
“Si ta kishte publiku Aleksi foton?”, e pyeti njëri nga komentuesit.
“Unë Aleks Sorosin e kam patur mik, të atin e kam mik dhe e kam pasur dhe do i kem miq, jam krenar. Përrallat dhe historitë propagandistike që lidhin gjëra që nuk kanë lidhje nuk më impresionojnë. Siç kam miq Aleksin dhe të atin kam dhe miq të tjerë që nuk janë miq me ta. Mos u bëni qesharak, lërini historitë mes amerikanësh ti zgjidhin vetë. Mos gënjeni veten. Mos më qaj hallin për miqtë e mi. Kam shumë miq, mes tyre janë dhe armiq. Nuk po i numëroj. Shih koleksionin e fotografive të mia, do shohësh më shumë se një rast se kjo është mëse e vërtetë në nivelet më të larta. Këto historitë me kukulla mos i hani. Nuk ju çojnë asgjëkundi”, u përgjigj Rama.
Lini një Përgjigje