TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Prill 2026, 12:26

"Hakmarrje primitive me urdhër të Ramës", Berisha: Ndaj Ilir Metës është ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike!

Shkruar nga Pamfleti
"Hakmarrje primitive me urdhër të Ramës", Berisha: Ndaj
Berisha-Meta

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me paraqitjen në publik të Ilir Metës në një kafaz xhami gjatë seancës gjyqësore, pas arrestimit të tij.

Berisha e cilësoi këtë trajtim si çnjerëzor dhe e akuzoi kryeministrin Edi Rama për, sipas tij, një akt hakmarrjeje politike. Ai pretendoi se ndaj Metës është ushtruar presion i vazhdueshëm, përfshirë dhunë psikologjike dhe fizike, si dhe provokacione të rënda.

“Ish Presidenti i Republikës i Kryetar i Parlamentit dhe ish Kryeministri aktualisht kryetari i PL i burgosur politik u paraqit dje në sallën e gjyqit i ndryrë në kafaz xhami sikur të ishte një terrorist i rrezikshëm, ndonëse ndaj tij nuk ekziston asnjë prove e faktuar për ndonjë vepër penale. Ky akt çnjerëzor brutal i urdhëruar nga Rama riktheu para shqiptarëve skenat e gjyqeve politike stalisnite të Enver Hoxhës. Ndaj Ilir Metës është ushtruar dhunë dhe terror psikologjik, madje edhe fizik. Janë organizuar provokacione ndër më të ulëtat dhe të rrezikshme, janë dhunuar të drejtat kushtetuese elementare”, tha Berisha.

Deklarata e Berishës për Ilir Metën

Ish-presidenti i Republikës, ish-kryetari i parlamentit dhe ish-kryeministri i vendit, Ilir Meta, aktualisht kryetari i partisë së dytë më të madhe opozitare, Partisë së Lirisë, i burgosur politik, u paraqit dje në sallën e gjyqit i ndryrë në kafaz xhami sikur të ishte një terrorist i rrezikshëm, ndonëse ndaj tij nuk ekziston asnjë provë e faktuar për një vepër penale të çdo natyre qoftë ajo.

Ky akt çnjerëzor brutal, i urdhëruar direkt nga Edi Rama, riktheu para shqiptarëve skenat e gjyqeve politike staliniste të Enver Hoxhës, babait shpirtëror të Edi Ramës, dhe skulptorit xhelat, Kristaq Rama, babait biologjik të Edi Ramës.

Ky akt hakmarrës i verbër nuk është një qëndrim i rastit dhe as i izoluar ndaj ish-presidentit, ish-kryeministrit, ish-kryetarit të parlamentit, zotit Ilir Meta.

Në tetor të vitit 2024, me urdhër direkt të Edi Ramës, Ilir Meta u arrestua nën filmim, tek hynte në Tiranë, nga policia pa i paraqitur asnjë fletë arresti.

Ai u nxor me forcë në rrugë nga makina me të cilën udhëtonte nën mbrojtjen e Gardës së Republikës, u tërhoq zvarrë dhe u godit para kamerave nga policë të porositur për aktin e tyre dhe si person nën hetim u dërgua në burg.

Gjatë këtyre 17 muajve në burg, si person nën hetim dhe në kundërshtim me Kushtetutën, ndaj Ilir Metës, është ushtruar dhunë dhe terror psikologjik periodik, madje edhe fizik.

Janë organizuar provokacione ndër më të ulëtat dhe më të rrezikshme.

I janë dhunuar të drejtat kushtetuese më elementare.

Partia Demokratike denoncon dhe dënon me forcën më të madhe arrestimin, paraburgimin, qëndrimet çnjerëzore në burg dhe në sallën e gjyqit, të urdhëruara direkt nga Edi Rama, bastardi i bllokmenëve hoxhistë ndaj kryetarit të PL, Ilir Meta dhe kërkon lirimin e tij të menjëhershëm nga paraburgimi.

PD i bën thirrje Komitetit Antitorturë të Këshillit të Europës të ndërhyjë me urgjencë ndaj akteve të hakmarrjes primitive antikushtetuese ndaj Ilir Metës të Edi Ramës, armik i egër i pluralizmit politik dhe Ramaduro i parë dhe i vetëm në Europë.

berisha meta dhune fizike urdher i rames

1 Komente

  1. T
    Tony

    Mbron maskarai delengjine.

    Lini një Përgjigje