TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Shtator 2023, 20:51

Greqia pengesë për integrimin e Shqipërisë? Rama: Nëse kjo punë mbetet te Beleri, mos hyfshim kurrë në BE

Shkruar nga Pamfleti

Greqia pengesë për integrimin e Shqipërisë? Rama: Nëse

Kryeministri Edi Rama duke folur sa i takon anëtarësimit të Shqipërisë në BE gjatë një interviste televizive, u pyet nëse Greqia do të dalë pengesë e anëtarësimit për shkak të çështjes Beleri.

Pyetjes në emisionin ‘Real Story’, Rama ju përgjigj me një batutë duke u shprehur se; “nëse do mbetet kjo punë te Beleri, nami u bëftë, ne mos hyfshim kurrë në BE”.

Ndërkohë që përsëriti edhe një herë qëndrimin e tij se çështja është subjekt i organeve të drejtësisë dhe janë ato që do vendosin çdo ndodhë me të.

Nuk besoj se do vazhdojë shqetësimi i Greqisë deri në 2030 dhe nëse do mbetet kjo punë te Beleri, nami u bëftë, ne mos hyfshim kurrë në BE. Por unë nuk besoj se kjo do mbetet aty, kjo është një çështje që është e pakuptimtë edhe të diskutohet më. Ne e kemi kryer këtë diskutim, zotëria është subjekt i organeve të drejtësisë, janë ato që do vendosin çdo ndodhë me të. Sa i përket, përtej humorit, 2030 për mua nuk ka shumë rëndësi, nëse jemi formalisht apo jo në BE, për mua ka rëndësi që ne të bëhemi një vend me të gjithë parametrat e BE për veten tonë, për fëmijët tanë.” u shpreh Rama.

be rama

Lini një Përgjigje