TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Janar 2026, 10:30

Goditja e SPAK ndaj call-centrave, aksioni u dekonspirua nga narko-policia; pronari i biznesit Amant Josifi

Shkruar nga Pamfleti

Berisha akuzon se skema e mashtrimit me call-center që u zbulua së fundmi operonte nën mbikëqyrjen e narko-policisë. Kreu i PD e lidh pronësinë e biznesit me Amant Josifin dhe e krahason këtë aktivitet kriminal me skemat e organizuara të grumbullimit dhe shpërndarjes së drogës

Goditja e SPAK ndaj call-centrave, aksioni u dekonspirua nga narko-policia;
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas daljes nga ambientet e SPAK ka reaguar për rastin e zbulimit të një call-center që përmes mashtrimit vidhte qytetarë të huaj.

Berisha tha se kjo skemë mashtrimi është nën mbikëqyrjen e narko-policisë, ndërsa theksoi se pronar i këtij biznesi është Amant Josifi.

Kjo skemë sipas Berishës është e njëjtë me atë të mbledhjes së drogës.

“Armant Josifit, që ditë e natë vjedhin qytetarët e huaj me mashtrimin, mashtrojnë qytetarët dhe call centeri i cili u kontrollua sipas hetimit që kanë bërë me agjentët e vet, vidhte në muaj të paktën 30 milionë euro me mashtrime. Kjo veprimtari kriminale është e tëra në mbikëqyrjen e narkopolicisë. Njëlloj si dikur për çdo rrënjë kanabis paguanin tarifa, për çdo PC, paguan tarifa zyrtarëve të policisë që mbyllin sytë para një veprimtarie të tillë ndaj qytetarëve dhe vendeve të tjera kur vjedhin dhe mashtrojnë. Në këoqendra ushtrohet një mashtrim masiv i qytetarëve fatkeqë që mashtrojnë.Agjentët e le Iene kanë punuar aty dhe kanë dhënë cdo informatë, por e gjetën të boshatisur dhomën se kishin hequr të gjithë PC. Ç'ka vërteton edhe njëherë deklaratën e prokurorit të Antimafias së Napolit, i cili thotë se Shqipëria është më keq s narkoshteti se të dekonspirojnë cdo gjë e pamundur të sosësh një hetim. Kjo është fakti se kur autoritetet gjermane sollën pë Armand Josifin dokumentet dhe doli Osli Rama padron i tij.”, tha Berisha.

Ndërkohë gjashtë anëtarët e rrjetit të mashtrimit me Call Center do të dalin sot para Gjykatës së Posaçme për tu njohur me masat e sigurisë.

 Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj, Rentjan Peposhi, Odeas Kuqi u arrestuan pasi SPAK dhe BKH mësynë në dy kulla luksoze në Tiranë për të goditur këtë rrjet i cili kishte mashtruar qindra qytetarë europianë.

Grupi i të arrestuarve ishin kryesisht personat që transportuan pajisjet e Call Center nga kulla “Atti Tower” në një ambient tjetër të marrë me qira.

Si nisën hetimet

Hetimet nisën më datë 9 janar pasi në Byronë Kombëtare të Hetimit u paraqitën disa gazetarë italianë të emisionit investigativ “Le Iene”, të cilët gjatë një hulumbimi kishin identifikuar një call center në Tiranë që mashtronte italianë dhe europianë për investime në kriptomonedha të ndryshme.

Drejtuesit e aktivitetit kriminal kishin ngritur një qendër e mirëorganizuar e thirrjeve telefonike, me poste pune të ndara, role të përcaktuara dhe staf që operonte në gjuhën italiane, franceze, spanjolle dhe gjermane.

Nga veprimet e para hetimore të BKH-së, rezultoi se organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale kishin një strukturë të sofistikuar sigurie, me disa perimetra mbrojtës, duke përdorur jo vetëm kamerat filmike statike, por edhe personel civil vëzhgimi, jashtë kësaj Qendre.

Po ashtu, për shkak të njoftimit nga ana e këtyre të fundit, brenda natës është boshatisur ambienti ku ishte ngritur call center-i, për ta zhvendosur në një godinë tjetër. Por gjithçka u zbulua nga hetimet, duke goditur grupin në fjalë. Gazetarët italianë mundën të infiltrojnë një shtetas italian, i cili nisi të punojë aty dhe realizoi regjistrimin e të dhënave në ambientet e Qendrës së Thirrjeve. Nga të dhënat rezulton se në këtë veprimtari dyshohet të jenë përfshirë shtetas italianë, rezidentë në Itali dhe të tjerë që jetojnë në Shqipëri, ndërsa transaksionet kryheshin në kriptovaluta, në portofolet e monedhave virtuale të menaxhuara nga drejtuesit e këtij aktiviteti të kundraligjshëm, duke përdorur platforma mashtruese.

Duke iu referuar materialeve video bëhet fjalë për një Qendër Thirrjesh, që ndodhej në katin e 9-të dhe të 13-të të “Atti Tower”. Nga pamja e përgjithshme, dinamika e komunikimit dhe veprimet e personit që kryen regjistrimin apo edhe personave të tjerë, shihet se është një qendër e mirëorganizuar e thirrjeve telefonike, me poste pune të ndara, role të përcaktuara dhe staf që operonte në gjuhën italiane, franceze, spanjolle dhe gjermane.

Strukturë e sofistikuar sigurie, si u boshatis ambienti gjatë natës

Pas regjistrimit të këtij procedimi penal, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë nisur menjëherë puna për identifikimin e organizatorëve dhe dokumentimin e aktiviteti kriminal të mashtrimit.

Nga veprimet e para hetimore të BKH-së, rezultoi se organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale kishin ngritur një strukturë të sofistikuar sigurie, me disa perimetra mbrojtës, duke përdorur jo vetëm kamerat filmike statike, por edhe personel civil vëzhgimi, jashtë kësaj Qendre.

Ekzistojnë indicie të qarta se mbrëmjen e datës 15 Janar 2026, pas përfundimit të punës, pjesëtarë të këtij personeli vëzhgues, kanë njoftuar pronarët e Qendrës për një ndërhyrje të mundshme. Pas kësaj, në orët e para të mëngjesit të datës 16 Janar 2026, janë larguar pajisjet dhe është boshatisur edhe ambienti i Qendrës së Thirrjeve.

Pas ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Posaçme, nr.85, datë 15.1.2026, hetuesit e BKH-së konstatuan në datën 16 Janar 2026, boshatisjen e ambientit dhe largimin e pajisjeve dhe personelit. Falë veprimeve të shpejta dhe të pandërprera hetimore u bë i mundur identifikimi i personave dhe automjeteve të përdorura për largimin e pajisjeve kompjuterike dhe sistemeve nga Call Center-i. Pas gjurmimit të tyre, në një kohë të shkurtër, u realizua kapja në flagrancë e disa shtetasve, të cilët kishin transportuar gjatë natës materiale drejt një ambient tjetër të marrë me qira.

Pas kapjes në flagrancë të këtyre shtetasve, hetuesit kanë bërë kontrollin me iniciativë të ambientit në katin e 5-të të godinës, ku është konstatuar një Qendër tjetër Thirrjesh, në ndërtim e sipër. Aty u gjetën pajisje kompjuterike, telefona, hard disqe, laptopë, karta të ndryshme SIM, dokumente, blloqe me shënime. Personat e kapur në flagrancës, po transportonin një kosh mbeturinash, i cili përmbante sende të dyshuara të marra nga Qendra e Thirrjeve në rrugën “Ibrahim Rugova”, të cilat ishin duke i asgjësuar.

Çfarë u sekuestrua

Gjatë kontrolleve të ushtruara në 28 ambiente; banesa, automjete, zyra, garazhde, etj, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, qindra pajisje kompjuterike të cilat janë në proces verifikimi, sisteme monitorimi të kamerave, sisteme të rrjetit kompjuterik, pajisje memorizuese, server, dokumente të Qendrës së Thirrjeve, subjektit “Infinite” shpk dhe subjekteve të tjerë në proces verifikimi. Gjithashtu janë sekuestruar edhe automjete të përdorur nga autorët e dyshuar, motomjete si dhe një automjet luksoz i markës Ferrari, që dyshohet se i përket organizatorëve të këtij aktiviteti.

Prokuroria e Posaçme vijon kryerjen e veprimeve hetimore për inventarizimin e të gjitha pajisjeve kompjuterike, sekuestrimin, analizimin e tyre si dhe identifikimin e të gjithë viktimave të veprës penale, në bashkëpunim me autoritetet e huaja.

 

sali berisha goditja e spak ndaj call-centrave amant josifi pronari

Lini një Përgjigje