TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Janar 2026, 21:35

"Asnjë vlerësim për ata që lejuan Ramën të vjedhë", Noka thirrje demokratëve: Në 24 mblidhuni në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

"Asnjë vlerësim për ata që lejuan Ramën të

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka zhvilluar një takim në Dibër me anëtarët dhe simpatizantët e PD-së.

Në takim, të pranishëm ishin edhe deputetët dhe drejtuesit lokalë të PD-së. Ai është shprehur se nuk do të ketë asnjë vlerësim për ata që tradhtuan demokratët dhe lejuan Ramën në xhepat e shqiptarëve!

Noka iu bën thirrje qytetarëve, që në datën 24 janar të mblidhen të gjithë në Tiranë dhe t’i bashkohen protestës së opozitës.

“Vetë akti i protestës i jep njeriut dinjitet. Nuk ka opozitë në botë që përballë një regjimi ta ketë të lehtë.

Mirënjohje për këdo që ka zgjedhur të mos reshtë së bëri opozitë në këto vite të vështira.

Asnjë vlerësim e konsideratë për ata që tradhtuan demokratët dhe lejuan Ramën në xhepat e shqiptarëve! Ejani mblidhemi në Tiranë të shtunën, dt. 24!

Të jehojë zëri i popullit opozitar në shtypin botëror!

Shpreh përulësisht mirënjohje për çdo demokrat dibran që ka kontribuar në këto 35 vjet, që prej themelimit të Degës së PD në Peshkopi”, shkruan deputeti në “Facebook”.

 

Lini një Përgjigje