
Ka nisur para pak çastesh protesta e opozitës në hyrje të rrugës “Myslym Shyri”, për të vazhduar më pas para Gjykatës së Lartë.
Në Gjykatën e Lartë po zhvillohet sot seanca për rekursin që grupimi i Rithemelimit i Sali Berishës ka depozituar për vendimin e 3 marsit, ku Apeli i Përgjithshëm ktheu në shkallë të parë çështjen e logos dhe vulës së Partisë Demokratike.
Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtarët, Artur Kalaja, Ervin Pule dhe Dariel Sina.
Por paralelisht me seancën, Rithemelimi i drejtuar nga Sali Berisha po zhvillon një protestë. Militantët më në krye Flamur Nokën, kanë bllokuar rrugën para Gjykatës së Lartë.
Ndërkohë në protestë së bashku me militantët ka mbërritur edhe ish kryeministri Sali Berisha.
Ata kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve dhe qytetarët janë detyruar të zbresin nga autobusët për të ecur në këmbë.
Për shkak të protestës forca të shumta sigurie janë mbledhur para ambienteve të gjykatës.
Kujtojmë se në mars të këtij viti, Gjykata e Apelit vendosi të rrëzojë vendimin e Agron Zhukrit dhe kthimin e çështjes për shqyrtim në shkallë të parë me trupë tjetër gjykuese. Pas këtij vendimi, vula, sigla, logoja e Partisë Demokratike i mbetën PD zyrtare.
Me unanimet të plotë trupa gjykuese e Apelit, e përbërë nga relatore Elona Mihali dhe anëtarë Astrit Kalaja dhe Irida Kacerja, prishi vendimin e datës 25 mars 2022.
Gjithashtu, gjatë ditës së sotme Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të vendosë sot për masën e sigurisë ndaj Sali Berishës, nëse do të ashpërsohet ose jo.
SPAK ka kërkuar nga detyrim paraqitje masën e arrestit të shtëpisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
Lini një Përgjigje