TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Dhjetor 2023, 22:18

Dashnor Sula: Berisha ka shumë gjynahe, por pa të s’ka zgjidhje

Shkruar nga Pamfleti

Dashnor Sula: Berisha ka shumë gjynahe, por pa të s’ka zgjidhje

Deputeti i PD, Dashnor Sula ka deklaruar se Sali Berisha me gjithë të metat dhe mëkatet e tij në të shkuarën, nuk është e keqja më e madhe e vendit.

Sipas tij e keqja më e madhe sot është mazhoranca që ka kapur gjithçka dhe është e zhytur në korrupsion. Për Sulën, pa Berishën, opozita nuk e gjen dot zgjidhjen e ngërçit ku ndodhet, pasi ky i fundit ka pas shumicën e popullit opozitar.

Po ndodh një fenomen që lideri i kësaj shumice opozitare po izolohet. Ka mëkate s’ka mëkate është tjetër gjë, por të shikosh sot të keqen më të madhe një 80-vjeçar që ka 10 vjet që nuk është në pushtet që nuk ka asnjë ndikim në ekonominë e vendit kur sot e dimë çfarë ndodh me korrupsionin në këtë vend. Problemi më i madh nuk është opozita, është mazhoranca që po kontrollon gjithçka në këtë shtet.

Berisha ka gjynahet e veta, ka dritëhijet e së kaluarës por nuk është e keqja më e madhe. Për mua i përket të shkuarës, i kanë rënë kreditet, por pa të nuk ka zgjidhje se ka një popull opozitar prapa”, tha Sula në emisionin "Now" në "Euronews Albania" .

Lini një Përgjigje