TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Prill 2023, 12:10

Gjoba 110 milionë euro për Shqipërinë nga Becchetti, Rama justifikohet: Kështu ndodh para çdo fushate

Shkruar nga Pamfleti
Gjoba 110 milionë euro për Shqipërinë nga Becchetti, Rama
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Arbitrazhit të Bankës Botërore e cila ka rrëzuar rekursin e qeverisë dhe i ka dhënë të drejtë televizionit të biznesmenit italian Francesco Becchetti duke lënë në fuqi vendimin e marrë më herët.

Sipas vendimit të Arbitrazhit, qeveria shqiptare i detyrohet tashmë dhe duhet t’i paguajë Becchettit 110 milionë dollarë.

“Para çdo fushate del që Beketi i dënuar me 16 vjet burg për mashtrim i mori Shqipërisë 100mln€! Pastaj shokët e tij këtu humbin zgjedhjet dhe kur vjen fushata tjetër del që s’i ka marrë atëherë po i mori tani! Prapë kështu do ndodhë me shokët e mashtros! Deri fushatën tjetër!”, shkruan Rama.

Gjykata ka refuzuar të rishikojë dëmshpërblimin prej 110 milionë eurosh që Shqipëria duhet të paguaj ndaj pronarit të Agon Channel, Francesco Becchetti, televizionit që u mbyll nga qeveria Rama, pavarësisht dënimit që drejtësia shqiptare vendosi ndaj biznesmenit italian.

Në një vendim të marrë më 29 mars, një gjykatë e përbërë nga shtetasi amerikan Grant Hanessian si kryetar, Robert Anderson KC i Mbretërisë së Bashkuar dhe Charles Poncet i Zvicrës urdhëruan rrëzimin e përshpejtuar të kërkesës për rishikim nga ana e Shqipërisë si qartazi pa merita ligjore.
Gjykata argumentoi se në kërkesën e Shqipërisë nuk kishte vërtetuar se kishte marrë dijeni për ndonjë fakt të ri që nga vendosja e dëmshpërblimit në vitin 2019.

Çështja u hap në Gjykatën e arbitrazhit në vitin 2015, ku paditësit pretendonin se ishin viktima të një fushate të motivuar politikisht që synonte investimet e tyre në sektorët e medias, hidroenergjisë dhe menaxhimit të mbetjeve të vendit.

 

rama

Lini një Përgjigje