TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Prill 2023, 10:14

Zgjedhjet e 14 majit, KQZ regjistron sot kandidatët e 11 bashkive të mëdha

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet e 14 majit, KQZ regjistron sot kandidatët e 11 bashkive të
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi

Ditën e sotme kreu i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi do të regjistrojë kandidatët e 11 bashkive të mëdha.

Ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listat për anëtarë të këshillave bashkiakë të Partisë Demokratike dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë” në 11 bashki.

Lista për Partinë Demokratikë është miratuar në Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Lezhë, Lushnjë, Shkodër, Tiranë, Vlorë, Kamëz dhe Korçë.

Është miratuar lista për anëtarë të këshillave edhe të subjektit “Bashkë Fitojmë” në 11 bashki: Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Lezhë, Lushnjë, Shkodër, Tiranë, Vlorë, Kamëz dhe Korçë

KQZ ka miratuar edhe listën e kandidatëve për  anëtar të këshillave bashkiak të Partisë Social Demokrate: Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Lezhe, Lushnjë, Shkodër, Tiranë, Vlorë, Kamëz dhe Korçë.

Kanditatët për kryebashkiakë janë:

Shkodër
Benet Beci- Partia Socialiste
Bardh Spahia- Bashkë Fitojmë

Lushnjë
Eriselda Sefa- PS
Eduard Sharka-Bashkë Fitojmë

Korçë
Sotiraq Filo – PS
Ledina Alolli-Bashkë Fitojmë

Lezhë
Pjerin Ndreu
Pashk Gjoni- Bashkë Fitojmë

Berat-Ervin Demo
Zija Ismaili- Bashke Fitojme

Durrës
Emiriana Sako PS
Igli Cara-Bashkë Fitojmë

Elbasan
Gledian Llatja- PS
Luçiano Boçi -Bashkë Fitojmë

Fier
Armando Subashi- PS
Edvar Kodheli – Bashke Fitojme
Eriselda Çelaj- PD

Kamëz
Rakip Suli- PS
Arjan Hoxha-Bashkë Fitojmë
Bilbil Bajraktari-PD

Tiranë
Erion Veliaj- PS
Belind Këlliçi – Bashkë Fitojmë
Roland Bejko- PD
Arlind Qori “Lëvizja Bashkë”
Marko Dajti- “Fronti i Majtë”
Lajla Pernaska – “Drejtësi Integrim dhe Unitet”

Vlorë
Ermal Dredha- PS
Hysni Sharra, Bashkë Fitojmë

 

zgjedhjet e 14 majit kqz regjistron sot kandidatët

Lini një Përgjigje