TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Prill 2023, 09:43

Merr fund Arbitrazhi, Shqipëria duhet t’i paguajë 110 milionë euro Francesco Becchettit

Shkruar nga Pamfleti

Merr fund Arbitrazhi, Shqipëria duhet t’i paguajë 110

Gjykata ka refuzuar të rishikojë dëmshpërblimin prej 110 milionë eurosh që Shqipëria duhet të paguaj ndaj pronarit të Agon Channel, Francesco Becchetti, televizionit që u mbyll nga qeveria Rama, pavarësisht dënimit që drejtësia shqiptare vendosi ndaj biznesmenit italian.

Në një vendim të marrë më 29 mars, një gjykatë e përbërë nga shtetasi amerikan Grant Hanessian si kryetar, Robert Anderson KC i Mbretërisë së Bashkuar dhe Charles Poncet i Zvicrës urdhëruan rrëzimin e përshpejtuar të kërkesës për rishikim nga ana e Shqipërisë si qartazi pa merita ligjore.
Gjykata argumentoi se në kërkesën e Shqipërisë nuk kishte vërtetuar se kishte marrë dijeni për ndonjë fakt të ri që nga vendosja e dëmshpërblimit në vitin 2019.

Çështja u hap në Gjykatën e arbitrazhit në vitin 2015, ku paditësit pretendonin se ishin viktima të një fushate të motivuar politikisht që synonte investimet e tyre në sektorët e medias, hidroenergjisë dhe menaxhimit të mbetjeve të vendit.

Fushata e supozuar përfshinte procedime penale shqiptare kundër Becchettit dhe drejtuesve të tjerë. Sipas pretenduesve, masat u nxitën nga kritikat ndaj qeverisë nga stacioni i tyre televiziv Agonset, i cili u mbyll dhe pajisjet iu sekuestruan.

Shqipërisë përveç shumës prej 110 milionë euro të vendosura në vendimin e parë, i shtohet edhe detyrimi prej 145 mijë euro si detyrime për rihapjen e çështjes.

 

francesco becchetti shqipëria t’i paguajë urgjent 110 milionë euro

Dokumenta bashkëngjitur

Lini një Përgjigje