Ndizet gara te lista e hapur e PD...
Gara në Tiranë po bëhet shumë interesante. Teksa PD po lufton me Mundësinë për 1 mandat deputeti, ka një luftë të fortë te lista e hapur e PD. Momentalisht kjo parti ka 14 mandate në Tiranë dhe kjo do të thotë se vetëm 2 emra do futen nga lista e hapur.
Deri pak më parë, në krye ishte Ilir Alimehmeti, ndërsa pas tij Jorida Tabaku. Por numrat janë përmbysur. Në vend të dytë është ngjitur Loranca Hoxha. Por diferenca mes tyre është shumë e ngushtë, teksa ka ende dhe shumë kuti pa numëruar. Nga ana tjetër Mundësia për shumë pak vota mund të marrë mandatin e dytë në Tiranë dhe nëse kjo ndodh, nga lista e hapur e PD futet vetëm 1 kandidat. Sipas shifrave aktuale, Ilir Alimehmeti.
Por gjithësesi, kush është Loranca Hoxha?
Lindur dhe rritur në Bruksel, Loranca Hoxha është një nga të rinjtë shqiptarë, që ka vendosur të kthehet në vendlindje për të dhënë kontributin e saj. Studimi dhe jeta në zemër të Evropës i ka dhënë mundësinë e artë që të njohë më mirë kulturën, ekonominë dhe politikën evropiane.
Studimet i ka kryer në Angli, ku është diplomuar për “biznes ndërkombëtar”, ndërsa ciklin e dytë master e ka përfunduar për “marketing, strategji dhe inovacion”. Gjatë karrierës së saj profesionale, ajo ka punuar për më shumë se 3 vite në një studio marketingu në Londër.
Duket sikur profesioni i saj nuk lidhet me politikën, por në fakt angazhimi i saj në sferën e politikës nuk është rastësisht. Ambicia në politikë dhe “gjaku blu” e ka zanafillën që nga rrënjët familjare. Babai i saj Shkëlqim Hoxha ka qenë i angazhuar me Partinë Demokratike.
Renditja e kandidatve të PD (148/1282 QV)
1. Ilir Alimehmeti, 1688
2. Loranca Hoxha, 1578
3. Jorida Tabaku , 1514
4. Myslim Murrizi, 1079
5. Asllan Dogjani, 796
6. Ilir Metaj, 543
7. Petrit Gjorgji, 498
8. Grigels Muçollari, 438
9. Elton Rroshi, 415
10. Ilda Zhulali, 355
11 .Arjan Hoxha, 305
12. Albi Jahelezi, 289
13. Salvador Kaçaj, 287
14. Petrit Doda, 283
15. Adriana Kalaja, 270
Lini një Përgjigje