TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Maj 2025, 18:55

“Motra nga Italia” uron Edi Ramën për fitoren!

Shkruar nga Pamfleti

“Motra nga Italia” uron Edi Ramën për fitoren!

Pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit dhe shpalljes së fitores së Partisë Socialiste, kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka dërguar një mesazh urimi për homologun shqiptar, Edi Rama, duke e përgëzuar për rikonfirmimin në drejtimin e qeverisë. Ajo bëhet liderja e parë evropiane që e uron.

Në mesazhin e saj, Meloni nënvizon marrëdhënien e ngushtë mes Shqipërisë dhe Italisë, duke theksuar se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vijojë të thellohet.

Do të doja t’i shprehja urimet e mia të përzemërta kryeministrit Edi Rama për rikonfirmimin e tij si kreu i qeverisë shqiptare.

Miqësia e thellë dhe bashkëpunimi strategjik që lidh dy kombet tona është forcuar më tej falë nismave të përbashkëta, rezultat i dialogut konstruktiv dhe një dëshire të përbashkët për t'iu përgjigjur sfidave globale me zgjidhje inovative.

Ne do të vazhdojmë të punojmë për të forcuar më tej lidhjen midis dy qeverive tona dhe për të arritur objektiva të përbashkëta, duke përfshirë forcimin e stabilitetit në Ballkan dhe avancimin e rrugës evropiane të Shqipërisë”, thuhet në urimin e Melonit.

Lini një Përgjigje