TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Shtator 2024, 16:17

"Garantimi i zgjedhjeve të lira"/ Kulluri përplaset me Bardhin: Po gënjen, nuk jeni të ndershëm nga pazaret me Ramën

Shkruar nga Pamfleti

"Garantimi i zgjedhjeve të lira"/ Kulluri përplaset me

Demokrati Edvin Kulluri ka reaguar pas deklaratës së kreut të grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhit, i cili tha pas përfundimit të mbledhjes se aksioni politik i Partisë Demokratike do të jetë i përqendruar në garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Kulluri shprehet se këto janë mashtrime pasi Listat e Hapura u sabotuan duke u hequr shqiptarëve të drejtën të zgjidhin lirisht deputetët. Ai shton se deputetët nuk janë të lirë nga pazaret me Ramën. 

“Gënje sot sa të vijë e nesërmja!

Sabotuan Listat e Hapura duke u hequr shqiptarëve të drejtën që të zgjidhin lirisht deputetët!

Nuk morën dot koalicionet parazgjedhore si kushtin që vunë për Reformën Zgjedhore! Liruan me amnistinë ata që blejnë vota, tani thonë që “fokusi janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme”!

Këta vetë s’janë as të lirë e as të ndershëm! S’janë të lirë nga pazaret me Ramën dhe s’janë të ndershëm se votuan një Kod Zgjedhor për veten dhe jo për shqiptarët”, shkruan Kulluri.

Lini një Përgjigje