TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Shtator 2024, 12:59

Mblidhet Grupi Parlamentar i PD-së, Tabaku del nga neutraliteti dhe bashkohet me Berishën

Shkruar nga Pamfleti

 

Mblidhet Grupi Parlamentar i PD-së, Tabaku del nga neutraliteti dhe

Edhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i është rikthyer punës. Nën drejtimin e kryetarit Gazment Bardhi, PD është mbledhur me rastin e nisjes së sesionit të ri parlamentar.

Në mbledhje pritet të diskutohet mbi aksionin politik në vijim dhe zhvillime të tjera të jetës politike.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka marrë pjesë ditën e sotme në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, që pas ribashkimit të këtij grupi.

Kujtojmë se pas ribashkimit të Grupit të PD-së, shumë deputetë që kanë qenë disi të lëkundur, i janë bashkuar grupimit të kësaj force politike të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Lini një Përgjigje