
Pas përfundimit të mbledhjes së sotme të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, kryetari i grupit Gazment Bardhi, ka deklaruar se aksioni politik i PD-së do të jetë i përqendruar në garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Sipas Bardhit, Kryeministri Edi Rama ka bërë përpjekje për të shkallmuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme duke bllokuar ndryshimet dhe reformat zgjedhore të nevojshme. Bardhi ka nënvizuar se për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme për problemet zgjedhore, është e domosdoshme të garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ai theksoi se mazhoranca ka shkelmuar gjithashtu çdo mundësi të opozitës për një shoqëri demokratike.
“Sesioni i ardhshëm parlamentar do të udhëhiqet nga një parim i thjeshtë, nuk mund të ketë zgjidhje pa zgjedhje të lira dhe të ndershme. Fokusi kryesor i agjendës tonë parlamentare dhe aksionit tonë do jetë i fokusuar tek beteja për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Motoja jonë e aksionit politik dhe parlamentar është që nuk ka zgjidhje pa zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Kemi përcaktuar edhe tre çështjet e interesit kombëtar ku do të fokusohet puna jonë, që ka të bëjë me propozimin tonë për vendosjen e minimumit jetik për të ndihmuar shtresat në nevojë, e dyta projektligji për rritjen e pensioneve, me qëllim rritjen e pensioneve për shtresat në nevojë. Kemi caktuar edhe çështjet që do ndiqen me projektligjet që qëndrojnë të fjetura në Kuvend.
Mazhorana ka shkelmuar çdo mundësi të opozitës në një shoqëri demokratike dhe detyra jonë është ti qëndrojmë përballë.
Do të ketë disa kërkesa për interpelancë, njëra do të jetë për mbetjet e rrezikshme me kryeministrin. Dogjani ka kërkuar interpelancë për rendin dhe sigurinë me ministrin e Brendshëm. Por edhe mekanizma të tjerë kontrolli që do të vihen në zbatim nga grupi ynë parlamentar. Kemi përcaktuar edhe tre çështje; minimumi jetik, rritja e pensioneve, por edhe të gjitha çështjet që do të ndiqen me projektligjet e fjetura në Kuvend.
Opozita ka përgjegjësitë e veta që po i ushtron, shumica ka shkelmuar cdo hapësirë të opozitës dhe detyra jonë është t’i qëndrojmë përballë. Metodat dhe strategjitë tona nuk do i shpallim për televizione që kanë axhendë qeveritare dhe jo të interesit publik. Për Shqipërinë nuk mund të ketë zgjidhje pa zgjedhje të lira”, tha Bradhi.
Lini një Përgjigje