TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Shtator 2024, 15:43

Lufta në Ukrainë dhe sfidat evropiane, Rama në samitin e BLED: Shqipëria, në një linjë me miqtë dhe aleatët

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Ukrainë dhe sfidat evropiane, Rama në samitin e BLED:

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Slloveni, ku po merr pjesë në hapjen e punimeve të Forumit Strategjik të Bledit me temë ‘Një botë realitetesh paralele’.

Në këtë forum, Rama bashkë me liderët e BE-së kanë diskutuar për sfidat aktuale. Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe tek situata në Ukrainë, ndërsa tha se Shqipëria qëndron në krah të saj duke dënuar fuqimisht agresionin rus mbi territorin e saj.

Isha i inkurajuar sepse dëgjova dikë tjetër, në këtë rast dikë që flet nga një vend tjetër anëtar. Është punë e Putin dhe ishte ai që duhet të niste agresionin ndaj një vendi që të ndihmonte BE të kuptojë se po jetojmë një botë paralele.

Çfarë Ursula tha është e vërtetë, një vit më parë premtoi këtë plan të ri të rritjes dhe plani është në shina dhe jemi me shpresë se më shumë do të ndodhë. Gjatë kohës, që konsiderohemi gati për të hyrë në BE të marrim më shumë mjete dhe të hyjmë ne BË që para planit të rritjes nuk ishin të lejueshme për ne, është një moment që të jesh pozitiv në BE nuk po vlen shumë për amerikanët”, u shpreh Rama.

Më tej, kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria vazhdon të mbetet një aleate e palëkundur e perëndimit dhe në një linjë me shtetet e Bashkimit Evropian, sa i takon mbrojtjes së vlerave demokratike dhe përballimit të sfidave aktuale.

Jemi pas Ukrainës, për një arsye shumë të qartë, sepse duket realisht joreale, që në kohët tona, një vend në Evropë të vendosë të ndryshojë kufijtë në mënyrë brutale me dhunë duke marrë atë që pretendon se është pjesë e tij dhe kjo është e pamundur për ne. Jemi shumë të vegjël për të ndryshuar fatin e çdo beteje. Jemi në një linjë me miqtë dhe partnerët tanë, me shtete si ju, të BE. Për ne është shumë e qartë se nuk ka asnjë hije në mes”, tha Rama.

Lini një Përgjigje