TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Shtator 2024, 15:08

Presidenti Bajram Begaj tur takimesh në vendet baltike, zbardhen çështjet që do diskutohen

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti Bajram Begaj tur takimesh në vendet baltike, zbardhen

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka nisur sot një tur takimesh në vendet baltike: Letoni, Estoni dhe Lituani.

Kjo vizitë ka për qëllim të forcojë marrëdhëniet bilaterale dhe të promovojë interesat strategjike të Shqipërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë.

Gjatë qëndrimit të tij në këto vende, Presidenti Begaj do të zhvillojë takime të rëndësishme me homologët e tij në Letoni, Estoni dhe Lituani. Ai do të takohet gjithashtu me kryeministrat dhe kryetarët e parlamenteve të këtyre shteteve.

Në fokus të bisedimeve do të jenë intensifikimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimi në kuadër të NATO-s, si dhe përpjekjet për integrimin e Shqipërisë në Bashkimi Evropian.

Presidenti Begaj do të diskutojë gjithashtu për proceset integruese euro-atlantike të Ballkanit Perëndimor dhe për rolin e aktorëve të tretë në këtë kontekst.

Lini një Përgjigje