TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Dhjetor 2023, 11:41

Fredi Beleri del nga burgu, SPAK i jep 6 orë leje për ceremoninë mortore të gjyshes së tij

Shkruar nga Pamfleti
Fredi Beleri del nga burgu, SPAK i jep 6 orë leje për ceremoninë
Fredi Beleri

Prokuroria e Posaçme i ka dhënë 6 orë leje kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri që të marrë pjesë në ceremominë motore të gjyshes së tij, e cila ka humbur jetën.

Me të mbaruar ceremonia mortore, Beleri do duhet të kthehet në paraburgimin e Fierit.

Varrimi i së ndjerës bëhet në orën 14:00 në Himarë dhe Beleri është dërguar tashmë në dhomat e paraburgimit të Himarës dhe do të shoqërohet për në varreza për t’i dhënë lamtumirën dhe më pas, do të dërgohet sërish në burg.  

Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, duke u bërë i vetmi kandidat në Shqipëri që zgjidhej në një post publik ndërsa ishte në qeli.

Prokuroria e akuzon Belerin për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, duke pretenduar se ka provuar tej çdo dyshimi se ai i kishte ofruar një bashkëpunëtori të policisë 50 euro për çdo votë që mund të gjente në favor të tij si kryetar i Bashkisë së Himarës. Për të njëjtën vepër penale akuzohet edhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi.

Ky i fundit nuk është paraqitur në seanca, por ka kërkuar që procesi të vijojë në praninë e avokatit të tij.

Beleri ka bërë disa kërkesa për të dalë nga qelia me qëllim që të betohet dhe të marrë detyrën si kryetar Bashkie të Himarës, mirëpo ato janë refuzuar nga të gjitha shkallët e gjykatave.

Fredi Beleri  u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin. Ai së bashku me qeverinë greke e quajnë arrestimin si me prapavijë politike, madje Greqia ka kërcënuar se do vendosë veton për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

 

fredi beleri spak

Lini një Përgjigje