TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Dhjetor 2023, 19:51

Berisha në arrest shtëpie, Vokshi: Rama arriti atë që planifikoi prej vitesh!

Shkruar nga Pamfleti
Berisha në arrest shtëpie, Vokshi: Rama arriti atë që
Albana Vokshi

Deputetja Albana Vokshi e ka cilësuar masën e sigurisë nga GJKKO ndaj liderit Sali Berisha si një ndjekje politike e Ramës.

Vokshi shprehet se ky vendim nuk ishte i papritur pasi të gjitha institucionet janë të kapura nga Edi Rama, ndër to edhe Drejtësia e Re.

Ne e dinim që Edi Rama do ti shkonte deri në fund asaj ç’ka ka planifikuar prej vitesh. Është një përndjekje politike që i ka bërë liderit të opozitës prej shumë vitesh duke përdorur të gjitha pushtetet që tashmë ai i zotëron. Qartazi duket që i zotëron të gjitha, edhe atë që i thonë Drejtësia e Re, të cilat me veprimet e fundit për fat të keq i kanë treguar shqiptarëve që jo vetëm nuk ka drejtësi të re  por përkundrazi, me të gjitha vendimet të cilat janë marrë qoftë nga SPAK, qoftë nga gjykatat speciale të cilat u ngritë me një pritshmëri shumë të madhe nga publiku shqiptar për të vënë drejtës. Me vendimet e fundit ndaj liderit të opozitës, ku nuk ka asnjë fakt, asnjë provë, asnjë akuzë dhe merret vendimi për ta arrestuar.

Çfarë emri duhet ti vesh një vendi që arreston liderin e opozitës? Që të gjitha pushtetet i zotëron një person, përfshirë edhe drejtësinë? Çfarë emri t’i vesh një vendi ku Gjykata Kushtetuese nuk kryen funksionin e saj kushtetues për të interpretuar konfliktin apo marrjen e kompetencave të parlamentit.  Nuk ka një emër tjetër përveçse diktaturë. Zyrtarisht jemi në diktaturë.”-u shpreh Vokshi.

albana vokshi

Lini një Përgjigje