
Partia Demokratike zyrtare reagoi pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili ironizoi Lulzim Bashën. Rama u shpreh se ai është në gjumë, por për PD, kryeministri është arkitekti i kriminalizimit dhe korruptimit të çdo qelize të qeverisjes.
“Për Edi Ramën kush nuk vjedh fle gjumë, kush nuk bëhet mburojë e korrupsionit është i paaftë, kush nuk është aleat me krimin në vjedhjen e zgjedhjeve, nuk bën për politikë. Ky është standarti dhe oferta e Edi Ramës për shqiptarët, por kjo nuk mund dhe s’do të jetë kurrë e ardhmja e Shqipërisë”, thuhet në reagimin e PD.
Çfarë Rama për Bashën gjatë konferencës për shtyp:
Tani që t’ju them që do merrja përsipër të bëja opozitën e vetes sime dhe të qeverisë, do isha shumë më i zoti se të gjithë këta, mund t’ua them. Pa diskutim. Por që t’ju them që këtë gjë mund ta bëj, s’ua them dot sepse s’mund ta bëj. U mbyll viti me një opozitë të dobët, më vjen keq, por nuk hyn në detyrat tona dhe nuk është pjesë e misionit tim që të ndërtoj një opozitë të fortë. Është pa sens kjo. Më vjen shumë keq, por këtë e kam thënë prej kohësh, jo sepse jam profet apo sepse shoh filxhan, por sepse duhet të jesh shumë i verbër dhe shumë i leshtë nga mendja, që të mos e shikoje prej kohësh se kjo do vinte. Lulzim Basha s’dihet se ku është, unë mund t’ju them se ku është, jo gjeografikisht, por mund t’ju them se në këtë orë është duke fjetur, e sigurtë. Por edhe po të zgjohet, besoj se nuk mund të presim ndonjë gjë të re. Të tjerët janë ata që janë kështu që unë nuk mërzitem”, shprehet PD.
Ajo që bie në sy është se nuk është thënë asnjë fjalë për masën e sigurisë ndaj Sali Berishës.
Lini një Përgjigje