Fakti që prej 3 muajsh, procedimi penal për Artan Lamen është bllokuar e nuk po merret “i pandehur”, ndërsa Babloku ia lëshoi SPAK-ut Ilir Beqjen, krijon përshypjen se përbindëshi i legalizimeve, hipotekës e pronave, është më i fuqishëm se përbindëshi i shëndetësisë...
Për motivin e shkarkimit të Artan Lames si Drejtor i Kadastrës në mars 2023, Edi Rama nuk dha asnjë sqarim publik, duke e lënë në heshtje sikur ishte shkarkuar ndonjë roje shkolle.
Por e vërteta është kjo: drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, për shkak të detyrës e njoftoi kryeministrin Edi Rama, se nga hetimet për krimet në regjistrat kadastrave Tiranë, Durrës, Kavajë, Vlorë, Sarandë e Shkodër, rezultoi se Artan Lame është organizatori dhe urdhëruesi i shumë prej këtyre krimeve.
Më 3 tetor 2023, “Pamfleti” publikoi informacionin, që hetimi ndaj Artan Lames dhe 30 vartësve të tij drejtues e ish-drejtues kadastre në Vlorë, Sarandë e Durrës, filloi më 20 qershor 2022 nga prokuroritë lokale, por u ndërprere më 24 gusht 2022, siç duket me lobim nga hajdutët e pronave.
Në muajin nëntor 2022, hetimin për Artan Lamen e rifilloi SPAK, mbështetur në 11 kallëzime penale, urdhëra me mesazhe telefonike e shkresore të tij, si dhe shumë denoncimeve nga qytetarë e deklarime të drejtuesve të arrestuar të kadastrës në zona.
Që Artan Lame të mos arrestohej në detyrë, kryeministri Edi Rama e shkarkoi dhe nuk i ka dhënë asnjë post tjetër, mbasi e di që ka bërë aq shumë krime në regjistrat e legalizimeve dhe hipotekës, sa nuk mund të shpëtojë nga prangat.
Dy javë pas shkarkimit të Artan Lames, ndoshta ishte koincidencë, kreu i SPAK, Altin Dumani doli para mediave, dhe pyetjes nëse Artan Lame ishte apo jo nën hetim, ai iu përgjigj; - Shumë shpejt do ketë zhvillime të reja, me emra të tjerë që do çohen para drejtësisë, përfshirë të gjithë personat për të cilët keni pyetur.
Disa nga provat e krimeve në kadastër, që Artan Lamen e ngarkojnë me përgjegjësi penale si urdhërdhënës e bashkëpunëtor me vartësit e tij, janë këto:
- Janë zhdukur 1130 regjistra kadastre në Tiranë, Durrës e Vlorë, ndërsa 1810 regjistra janë me falsifikime në genplane, planimetri, harta, legalizime, emra pronarësh, objektesh e sipërfaqesh.
- Megjithëse u ndalua me ligj, legalizimi i ndërtimeve të bëra pas datës 1 janar 2015, drejtori Artan Lame miratoi lejet dhe hipotekimin për 17 mijë ndërtime; madje dhe kioska e banesa 1 katëshe, të deklaruara hotele, pallate, kulla e objekte biznesi me prona shteti.
Por në një raportim për bilancin e vitit 2023, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, përmendi emra zyrtarësh që nuk u pyet nga gazetarët, për të cilët, tha se së shpejti do përballen me drejtësinë.
Por nuk pëmendi ish-Drejtorin e Kadastrës, Artan Lame, megjithëse prej 1 viti është në hetim dhe prej 3 muajsh i proceduar penalisht, për batërdinë në regjistrat e kthimit të ponave, të legalizimeve e hipotekës.
Fakti që procedimi penal për Artan Lamen është bllokuar e nuk po zbatohet për t’u marrë “i pandehur”, ndërsa Babloku ia lëshoi SPAK-ut Ilir Beqjen; krijon përshypjen se përbindëshi i Kadastrës është më i fuqishëm si përbindëshi i shëndetësisë... dhe kuptohet se përse./Pamfleti
Lini një Përgjigje