TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Dhjetor 2023, 21:06

Masa ndaj Berishës, reagon Salianji: Jam me të politikisht, por nuk do të kërkoj kurrë trajtim preferencial ndaj tij

Shkruar nga Pamfleti

Masa ndaj Berishës, reagon Salianji: Jam me të politikisht, por nuk do

Deputeti demokrat, Ervin Salinaji ka reaguar për masën e arrestit në shtëpi ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Ai theksoi se është një ditë e dëshpëruar për opozitën, por SPAK duhet të tregojë kurajo dhe paanësi.

Që ditën e parë që jam angazhuar në politikë, kam kërkuar barazi para ligjit. Por, kthimi i heqjes së pandeshkueshmërisë si qëllim më vete, pa proces të pastër ligjor e kushtetues, e pa prova të qarta e transparente, mund të jetë po aq e rrezikshme sa ruajtja e pandeshkueshmërisë. Selektiviteti me i keq se të dyja bashkë. Që kur kam nisur të kem angazhim publik, kam shprehur si shqetësim themelor pandëshkueshmërinë, ka qenë pengesë thelbësore për vendin dhe të ardhmen e tij imuniteti i të fortëve ndaj ligjit! E mezipritur dita e rënies së pandeshkueshmërisë.

Udhëheqësit dhe politikanët që bëjnë ç’të duan vetë mbi ligjin e mbi të tjerët, përfitojnë e ndërkaq predikojnë të kundërtën e kësaj, janë padyshim e keqja e kësaj shoqërie.

Nuk kam asnjë kompleks të them se arrestimi i Sali Berishës nuk është lajm i mirë e është ditë dëshpëruese për demokratët e për opozitën.

Nga ana njerëzore solidarizohem me të plotësisht. Politikisht, ashtu siç deklaron dhe ai vetë, nuk kërkoj as nuk do të kërkoj kurrë trajtim preferencial ndaj tij. Por, do të doja që faktet të ishin të qarta, e kjo histori të mos ishte mbuluar nga mjegull njëanshmërie.

Duhet ta themi qartë e pa mëdyshje, Shqipëria sot vuan dhe lëngon nga korrupsioni agresiv e i pashembullt qeveritar i 10 viteve të fundit.

Jam i ndërgjegjshëm që nuk është e lehtë për drejtësinë e re të hetojë bosët e aferave me qindra milionë euro! E për këtë e kemi inkurajuar!

Ama nëse duan t’i shërbejnë Shqipërisë, nëse duan të justifikojnë besimin e njerëzve, shpresat e pritshmeritë e tyre, SPAK e GJKKO, lypset të manifestojnë kurajo, guxim e forcë të tregojnë paanësi e pavarësi e të shkojnë tek burimi i zullumit në këtë vend!

Nxitimi dhe masa e sotme ndaj Sali Berishës është jo proporcionale, kufizimi i të drejtave politike shkel të drejtën kushtetuese për te ushtruar funksionin e deputetit dhe duket sikur pushteti gjyqësor i mbivendoset atij legjislativ!

Ky tejkalim i sensit të së drejtës përforcon perceptimin për drejtësi selektive”, shkruan Salianji.

Lini një Përgjigje