Teksa e quan vepër të kryeministrit Edi Rama, Meta shprehet se masa ndaj Berishës është akt ekstrem i përndjekjes politike për eleminimin e opozitës.
Kreu i PL, Ilir Meta ka reaguar ashpër lidhur me vendimin e GJKKO, i cili izolon në shtëpi Sali Berishën.
Teksa e quan vepër të kryeministrit Edi Rama, Meta shprehet se masa ndaj Berishës është akt ekstrem i përndjekjes politike për eleminimin e opozitës.
Ai shton se izolimi i Berishës është këmbanë alarmi për liritë dhe të drejtat e çdo qytetari, për vetë ekzistencën e shtetit të së drejtës.
"Vendimi i sotëm i GjKKO është një akt ekstrem i përndjekjes politike të Prof. Dr. Sali Berishës dhe vepër e drejtpërdrejtë e Edi Ramës për eleminimin e opozitës.
Izolimi i paprecedentë i liderit të opozitës është këmbanë alarmi për liritë dhe të drejtat e çdo qytetari, për vetë ekzistencën e shtetit të së drejtës, si dhe për pluralizmin politik, që është nga sot më i kërcënuar se kurrë më parë."-shkruan Meta.
Nga sot ish-kryeministri Sali Berisha është zyrtarisht në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme për akuzat që rëndojnë ndaj tij për korrupsion pasiv sa i takon aferës së privatizimit të kompleksit ‘Partizani’.
Lini një Përgjigje