Nancy VanHorn i përgjigjet Edi Ramës për "mjaltin kinez"....
Shtetet e Bashkuara të Amerikës si kanë dërguar një mesazh përvëlues Edi Ramës, pas flirteve të tij me Kinën.
Pas talljes që i bëri Trumpit në praninë e Macron, më 12 janar Edi Rama vendosi të luajë sërish me zjarrin. Teksa prezantoi një park eolik në Tropojë, Rama u shkeli syrin kinezëve.
“Po mos të ishte Shqipëria kaq e rëndësishme potencialisht, kinezët që janë civilizimi më i vjetër edhe tregtarët më të padiskutueshëm nuk do i kishin vënë syrin dhe nuk do e konsideronin Shqipërinë si ‘pikën e mjaltit’”, u shpreh Babloku. Dhe këtë nuk e tha në një bisedë të mbyllur me investitorë, por në prani të Ngarkuarës me Punë të SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn.
“Duke u bazuar te mençuria mijëravjeçare e Kinës edhe duke u bazuar te eksperienca dhe uria për fitim e Amerikës, ne jemi fiks vendi i duhur, në kohën e duhur për ju edhe për të gjithë të tjerët që duhet të vijnë këtu në këtë treg të vogël, për të kapur tregun e madh që është jashtë kufijve të këtij vendi të vogël”, shtoi ai.
Por kjo ishte sfidë e hapur ndaj SHBA dhe sot ka ardhur kundërpërgjigjja. E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn në një aktivitet për promovimin e teknologjisë amerikane të komunikimit, ja ka bërë të qartë Edi Ramës që të mos luajë me zjarrin. Ajo i është përgjigjur me fjalët e Donald Trump.
“Siç ka thënë Presidenti Trump, ‘siguria ekonomike është siguri kombëtare.’ Ky parim është veçanërisht i rëndësishëm në sigurinë publike dhe infrastrukturën kritike, ku teknologjia që zgjedhin vendet ndikon drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë, sovranitetin dhe sigurinë e qytetarëve", ka deklaruar e dërguara e SHBA.
Në postimin e saj në rrjetet sociale ambasada ka shkëputur pikërisht këtë mesazh, i cili është i njëjtë me shumë mesazhe të tjerë të dhëna më parë kur bëhej fjalë për rrezikun kinez, sidomos te fusha e teknologjisë. Mos harrojmë se Rama tentoi t'ua jepte kinezëve rrjetin 5G, por SHBA e ndaloi.
Vetë VanHorn ka dërguar disa herë mesazhe të qartë se Kina nuk duhet të ketë vend në Shqipëri. Në vend që të ndërtojë këtë linjë të kërkuar nga partnerët strategjikë, Rama vendos ta promovojë Kinën në mënyrë publike, si një fuqi e “uritur për tregti” dhe të vlerësuar si partnere nga “tregtarët më të mençur”.
Pas pezullimit të vizave dje, mesazhi sot është një tjetër kambanë alarmi për kryeministrin shqiptar. /Pamfleti
Edi Rama me keto qe ben populli Shqiptar do te shkerdheje tere sojin e fisin o qelbesire. Ky birbo lango eshte bythe e breke me Meten e Berishen te shitur te Parisi, Moska e Beogradi. Enver Hoxha ishte gjeniali me i madh i botes per te njohur Kinen e poshter urte e bute e tiganin plot. Kur me pyeten ca Kosovare te qelbur ne Londer, pse na thoni Kineze, ua a ktheva, sepse jeni hizra si ata qe te hani pas shpine.
Po mer piktor po
vetem nje shtese per zoterine me lart.....RAMA META SALIU....dhe ENVERI jane e njeja pjelle ...jo nga pamja por nga sjellja dhe brendesia DHE BABEZIA PERSONALE....kur vjen fjala per VJEDHJE,KRIME,TRADHETI,ABUZIME dhe te gjitha kto kane nje gje...perfitim PERSONAL dhe FAREFISNOR, ne kuriz te gjith kombit te pakten shumices se kombit....duke i sherbyer vetes dhe nje tufe bythlepirsish qe sigurisht jane pakice ne krahasim me shumicen e kombit qe vuan pasojat prej tyre....
Po rama pleher eshte. E dine amerikane e kineze
Ne krye te shteteve te vogla vendosen qelbesira te ndotur si puna e ketij tonit sepse komandohen kollaj me para, prona e biznese te cilat ne fakt as nuk i gezojne e shijojne dot. E haxhojne jeten duke shkelur me kembe popullin e tyre por ne fakt jane te q.re nga me te medhenjte (te huajt) te fortit. Ata q.jne kete, e ky popullin e tij. Dhe pas varrimit, njelloj si Enveri do trajtohet, diktatori. Dhe historia do vazhdoje me nje tjeter psikopat si ky, vetem e vetem se jemi vend i vogel dhe te medhenjte do tallin b.then tere kohes me ne.