Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos i ka shkuar në zyrë drejtuesit të ri të SPAK, Klodjan Brahos në orët e paradites.
Ambasada e Holandës në Tiranë në një reagim zyrtar, bëri të ditur se vizita e Vos, ishte një takim mirësjelljeje për të përgëzuar Klodjan Brahon për emërimin e tij dhe për arritjet e deritanishme të institucionit.
“Përmes projekteve tona MATRA dhe bashkëpunimit të fortë dypalësh, riafirmojmë mbështetjen tonë për SPAK-un dhe për forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Tani ky ambasadori e vendit kampion te Europes per droge do e sjelle ne rruge te Zotit SPAK.