TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Janar 2026, 09:44

27 vite nga masakra e Reçakut, Presidenti Begaj: Përkujtojmë martirët, thirrja për drejtësi nuk do të shuhet

Shkruar nga Pamfleti
27 vite nga masakra e Reçakut, Presidenti Begaj: Përkujtojmë
Bajram Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka përkujtuar sot masakrën e Reçakut. Ai ka nderuar martirët e saj dhe thekson rëndësinë historike të denoncimit të kësaj ngjarjeje tragjike.

Begaj shprehet se masakra e Reçakut nuk mund të harrohet, ndërsa sot shënohet 27-vjetori i një prej krimeve më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Presidenti Begaj shprehet se thirrja për drejtësi nuk mund të shuhet. Sipas Kreut të Shtetit, denoncimi nga Ambasadori William Walker ndërgjegjësoi komunitetin ndërkombëtar për gjenocidin që po ndodhte në Kosovë.

“Sot përkujtojmë masakrën e Reçakut dhe nderojmë martirët e saj.

Denoncimi i saj 27 vite më parë nga Ambasadori William Walker ndërgjegjësoi komunitetin ndërkombëtar për gjenocidin që po ndodhte në Kosovë.

Ndërgjegjësimi solli Konferencën e Rambujesë, ndërhyrjen e NATO-s, lirinë, shtetin e Kosovës dhe paqen që sot e gëzojmë bashkërisht.

Kjo masakër nuk mund të harrohet!

Thirrja për drejtësi nuk mund të shuhet!

Nderim martirëve!

Mirënjohje aleatit tonë strategjik, SHBA-së!”, shkruan Presidenti Begaj.

Lini një Përgjigje